Mbahet seminari i karatesë tradicionale në Bujanoc me mjeshtërin Bejar Fazliu
Lokale

Mbahet seminari i karatesë tradicionale në Bujanoc me mjeshtërin Bejar Fazliu

25.Mar.2017 20:38
0
Në sallën e sportit të shkollës së mesme në Bujanoc është mbajtur seminari i karaktesë nën organizimin e KK"Besa" me mysafirë special Sensei Bejar Fazliu mjeshtër i shkallës së shtatë, i cili tradicionalisht vjen nga Amerika çdo vit për të mbajtur seminare të tilla në Luginë, Kosovë, Shqipëri dhe vendet tjera të rajonit.

“Qëllimi i këtij seminari është për përfitimin dhe shkëmbimin e përvojave të karatesë me përqëndrim  kryesisht  në kombnimin e të gjitha teknikave të karatesë, të luftrave bazike si dhe shkathtësisë së vetëmbrojtjes”, tha për Titulli.com, Bejar Fazliu.

Ai këtë vit sheh një interesim më të madh të pjesëmarrësve në seminar krahasuar me  vitin ekaluar dhe është shprehur i gëzuar që karateisti Ramiz Asllani mjeshtër i shkallës së katërt njëkohësëshit ka arritur të mbaj gjallë sportin e karates në Bujanoc.

Fazliu, një mësues i karatesë për shumë gjenerata në këtë rajon me përvoj shumëvjeçare dhe disiplinë prej një sportisti të vërtet ndjen keqardhje për shuarjen e disa prej klubeve të karatesë të cilat kanë ekzistuar më parë në Bujanoc e rrethinë dhe nga mungesa e kushteve dhe mospërkrahja qoftë ajo komunale apo organizative kanë pushuar aktivitetet.

“Duhet të ketë një vetëdijësim më të madh ndaj gjeneratave të reja rreth edukatës fizike si dhe sportit në përgjithësi kur e dim se sa e rëndësishme është për shëndetin tone” është shprehur Fazliu.

Në seminarin e mbajtur në Bujanoc morën pjesë nxënës të klubeve të ndryshme të vendit dhe mjeshtër të karatesë nga rajoni i anamoravës.

Për Klubin e Karatesë  “Besa” të Bujanocit,  Bejar Fazliu kishte sjellë  një donacion prej 70 m tatami apo dyshek si një ndihmë për lehtësimin e kushteve të këtij klubi./Titulli.com/

 

Salihu: Serbia nuk po tregon vëmendjen ndaj shqiptarëve në Luginë
Durrës: Po zhvillohet seminar për mësimdhënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration