“bunkArt” ndihmon Shqipërinë të shkëputet nga makthi i të kaluarës

Nga Redaksia 20.03.2017 10:13

Në skenën ndërkombëtare të artit, Shqipëria ka vendosur një moment historik që e meriton vëmendjen tonë.

Përmes një mënyre të zgjuar të krijimit të artit, “new mediative art”, të interesuarve do t`u mundësohet që të krijojnë një mendim lidhur me të kaluarën dhe me atë që mendohet si e kaluar

“Shqipëria po e përpunon të kaluarën e saj të rëndë, me artin që trondit deri në palcë dhe përmes kësaj po vendos në skenën ndërkombëtare një copë themeli të drejtimit të ri artistik “new mediative art”. Edhe përpunimi i historisë në ambiente tjera që kanë peshë të ngjashme simbolike mund të gjejë këtu modelin e vet të rafinuar”, shkruan gazeta Wiener Zeitung duke iu referuar “Bunkartit” të Tiranës. Bëhet fjalë për shndërrimin në atraksion të një turizmi artistik të hapjes për publik të bunkerit atomik të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, transmeton albinfo.ch.

Historia ka një problem bazik: e shikuar nga e tashmja, asaj i mungon shija, kripa. Tepër monotone, të vë në gjumë… ne e njohim këtë gjendje nga shkolla. Vetëm ata që nga historia janë prekur, interesohen për të. Sepse historia  ishte jeta e tyre. Dhe ndoshta ishte pothuaj edhe vdekja e tyre, shkruan më tutje gazeta.

Në skenën ndërkombëtare të artit, Shqipëria ka vendosur një moment historik që e meriton vëmendjen tonë. Përmes një mënyre të zgjuar të krijimit të artit, të cilën unë kam dëshirë ta identifikoj me nocionin e ri anglez “new mediative art”, të interesuarve do t`u mundësohet që të krijojnë një mendim lidhur me të kaluarën dhe me atë që mendohet si e kaluar. Dhe si? Përmes artit, në fakt një arti që të trondit në palcë. Dhe përse? Për të pajtuar historinë me të sotmen, ose, së paku për ta provuar këtë. …”, përcjell më tutje albinfo.ch tekstin e autorit,  David Th Ausserhuber.

Mu në mes të këtij kryeqyteti të larmë evropian, pranë ndërtesës së qeverisë, jo larg nga xhamia, monumenti Bahai, Galeria Kombëtare e Arteve dhe një kioske të byrekut, është hapur një manifest i tillë i këtij arti të ri meditativ. Tirana, me “bunKart”-in e saj ofron një përjetim me qasje të drejtpërdrejtë në realitet. Këtu, qasja e historisë në të tashmen bëhet reale.

Si ndikon ky proces tërheqës për vizitorët? Ata bëhen dëshmitarë të të kaluarës së shndërruar në të tashme, ose së paku besojnë se po bëhen të tillë. Në realitet ata përjetojnë lirinë krijuese në trajtën e saj më të ngritur dhe këtë pikërisht në bunkerin e ftohtë e të lagësht atomik të Enver Hoxhës, në mesin e qendrës së Tiranës.

Ky art meditativ duhet të pëlqehet për të gjitha ato që synon t`i përmbushë, transmeton albinfo.ch. A ka mundësi që ky koncept i ri, i freskët artistik me të vërtetë të kontribuojë për të ndërtuar një mendim, për të përpunuar historinë, për t`i lënë mbrapa traumat dhe për të vendosur në mënyrë kreative, madje edhe pajtuese themelet e të ardhmes? Qoftë edhe duke e përmbushur vetëm gjysmën e këtyre, mendimi që lind nga kjo, mbetet i jashtëzakonshëm dhe që meriton respekt”, përfundon artikulli i publikuar në wienerzeitung.at.

 

Nga Redaksia 20.03.2017 10:13
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.