Koleksioni i Muzeut të Artit Modern nga Parisi vjen në kryeqytet

Nga Redaksia 16.03.2017 12:57

Të premten, më 17 mars nga ora 17:30 në 19:30, kuratorët Odile Burluraux dhe Jessica Castex do të prezentojnë 8 video vepra nga Koleksioni i Muzeut të Artit Modern të qytetit të Parisit.

Në kuadër të edicionit të 17-të të Frankofonisë në Kosovë, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës fton Muzeun e Artit modern të qytetit të Parisit për të paraqitur një projekt mbi dixhitalizimin, teknologjitë dhe virtualitetin.

Filmi 489 years i Hayoun Kwon, i paraqitur në realitet të shtuar, është pjesë e tematikave që ju mundëson vizitorëve të eksplorojnë një peizazh të përzier me fantazi dhe histori. Kjo vepër u prezantua në MoMA në New York në shkurt. Një ekspozitë do t’i kushtohet Hayoun Kwon në shtator në Pallatin e Tokyos në Paris. Instalimi i veprës e inauguruar të enjtën, më 16 mars në orën 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të jetë e hapur deri më 26 mars. Çdo ditë nga ora 14:00 deri në ora 16:00 ndërmjetësuesit do t’i shoqërojnë vizitorët të përjetojnë realitetin virtual.

Të premten, më 17 mars nga ora 17:30 në 19:30, kuratorët Odile Burluraux dhe Jessica Castex do të prezentojnë 8 video vepra nga Koleksioni i Muzeut të Artit Modern të qytetit të Parisit. Veprat do të paraqiten në mënyrë të plotë dhe kuratoret do të kenë mundësinë të paraqesin për publikun koleksionin video të muzeut në përgjithësi, artistët, projektet e tyre, reflektimet e tyre. Ngjarja e quajtur "Screening & Talk" do të jetë një ftesë për dialog në mes kuratoreve dhe audiencës.

Diskutimi do të mbahet në frëngjisht dhe shqip me ndihmën e përkthyesit. / KultPlus.com 

 

 

 

Nga Redaksia 16.03.2017 12:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.