Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës
Lokale

Isa Mustafa takohet me zyrtarë nga Lugina e Preshevës

12.Jan.2017 20:10
0
Kryeministri Isa Mustafa sot është takuar me një delegacion institucionet lokale dhe biznesmenë nga komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Gjatë takimit ishin të pranishëm kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetari i Preshevës, Xhelal Memeti, kryetari i Forumit për Zhvillim Ekonomik, Muharrem Salihu, koordinatori për Politikë të Jashtme, Aziz Aziri, si dhe Muharrem Zejnullahu, është biseduar për fuqizimin e koordinimit në funksion të zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, social dhe kulturor të tri komunave.

Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për banorët, autoritetet lokale si dhe ndërmarrësit që veprojnë në këto tri komuna, me qëllim të avancimit të zhvillimit dhe fuqizimit të rolit të kësaj pjese të rëndësishme.

Përfaqësuesit e tri komunave në Luginë të Preshevës folën për projekte konkrete të cilat do të ndihmonin në avancimin e proceseve dhe zhvillimin e gjithanshëm të këtyre tri komunave.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri kishte zhvilluar para pak javësh një drekë pune me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kanë biseduar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë të banorëve të këtyre tri komunave./Titulli.com/

PDSH zgjohet nga gjumi politik, asociacioni i Luginës të fillon...
Preshevë: Elma Zejnullahu, Hafize e Kur'anit dhe nxënëse e mjekësisë (video e plotë)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration