Test i gjakut do të parashikojë se si plakemi?

Nga Redaksia 12.01.2017 11:02

Çdo herë që njerëzit më të vjetër në botë festojnë ditëlindjen, në mënyrë të pashmangshme u bëhet pyetjea se cili është sekreti i jetëgjatësisë së tyre.

Disa prej tyre thonë se bëhet fjalë për alkoolin, disa nuk e pinë fare, disa njëqindvjeçarë përmendin rëndësinë e gjumit të rregullt, ndërsa disa të tjerë deklarojnë se flenë shumë pak.

Megjithatë, jetëgjatësia e tyre ka shumë lidhje me gjenet e mira, dhe hulumtuesit tani sugjerojnë se kjo përzierje e komplikuar e mënyrës së jetesës dhe gjenetikës mund të zbulohet në sajë të testeve të gjakut dhe progresit në fushën e katalogimit të biomarkerëve, raporton “Live Science”.

“Shumë nga parashikimet dhe pragjet e rrezikut janë të lidhura tashmë me parashikimin e shfaqjes së sëmundjeve të caktuara. Ne kemi bërë hapin e ardhshëm që tregon se paarqitja e modeleve të veçanta në grupe të ndryshme të biomarkerëve mund të tregojë se si një person do të plaket dhe cilat rreziqe janë të lidhura me sëmundjet dhe sindromat në raport me moshën e caktuar”, tha autori kryesor i studimit për “Science Daily”.

Hulumtuesit kanë matur nivelet e 19 biomarkerëve të ndryshëm në gjakun e më shumë se 4700 të anketuarve në mes moshës 30 dhe 110 vjet. Ata gjetën gjendjen e sistemit imunitar të pacientëve, si dhe metabolizmin dhe funksionin e veshkave.

Duke shqyrtuar gjendjen e shëndetit të pjesëmarrësve të studimit, duke përfshirë shkallën e pjesëmarrjes së sëmundjeve, shkencëtarët kanë identifikuar 26 biomarkerë që parashikojnë funksionimin më të mirë fizik dhe njohës të organizëmit, shkallën më të lartë të rrezikut për diabet tip 2, etj. Ata theksojnë se me një kuptim më të mirë të biomarkerëve të ndryshëm një ditë me ndihmën e testit të gjakut mund të mësojmë për cilat sëmundje mbajmë rrezikun edhe para shfaqjes së simptomave, shkruan Science 2.0.

Në këtë mënyrë, ne mund të prodhojmë ilaçe të efektshme për sëmundje të ndryshme shumë më shpejt se që e bëjmë sot.

Hulumtimi është publikuar në revistën Aging Cell./GazetaExpress/.

Nga Redaksia 12.01.2017 11:02
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.