Kyçja dinamike mban të sigurtë kompjuterin kur përdoruesi largohet

Nga Redaksia 12.01.2017 10:46

Microsoft po punon në një funksionalitet të ri të WINDOWS 10 që do të kyçë automatikisht dhe të sigurojë PC-në tuaj kur sistemi operativ detekton se dikush është larguar nga kompjuteri

Funksionaliteti quhet Kyçja Dinamike në ndërtimet testuese më të fundit të Windows 10 dhe Windows Central raporton se Microsoft i referohet këtij funksionaliteti si “Windows Goodbye”.

Microsoft për momentin përdor kamerat specialeWINDOWS Hello për të lejuar përdoruesit që të hyjnë më PC-në e tyre vetëm duke treguar fytyrën.

Korporatat e mëdha i mësojnë punëtorët e tyre që të përdorin Winkey+L për të kyçur pajisjet e tyre kur ato nuk po punojnë, por ky funksionalitet i ri do ta automatizojë këtë proces.

Nuk është qartë se si Microsoft do të dallojë mungesën e aktiviteti, por është e mundur që kompania mund të përdorë pajisjet e përshtatshme me Windows Hello për të detektuar mungesën e aktivitetit dhe të kyçë pajisjen në përputhje me rrethanat.

Windows mundet të konfigurohet që ta bëjë këtë pas një periode kohe, por me sa duket Microsoft po e bën këtë funksionalitet të gatshëm për të gjithë në një opsion të thjeshtë për çdo kënd që ta aktivizojë. Microsoft po planifikon që të dërgojë Kyçjen Dinamike si pjesë e përditësimit Windows 10 Creators, që pritet të arrijë në Prill.

 

 

Nga Redaksia 12.01.2017 10:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.