Ancelotti: Paratë e kinezëve, jo shqetësim për Europën

Nga Redaksia 11.01.2017 19:21

Prej disa sezonesh kanë qenë të shumtë yjet e futbollit europian të cilët janë transferuar në Kinë të joshur nga ofertat stratosferike të klubeve të këtij vendi.

Oscar, John Obi Mikel dhe Carlos Teves janë emrat më të fundit që kanë vedosur ta vijojnë karrierën e tyre në Lindjen e largët, madje argjentinasi pas firmës me Shangai Shenhua u bë lojtari më i paguar në planet, duke lënë pas edhe Cristiano Ronalon e Lionel Messin. Mirëpo paratë që po shpenzohen për të transferuar lojtarët më cilësorë qarkullim  në futbollin kinez nuk i bëjnë përshtypje trajnerit të Bayernit të Mynihut Carlo Ancelotti. Sipas italianit, klubet europiane nuk kanë pesë të shqetësohen aspak nga ky fenomen, pasi paratë kurrë nuk do të jenë motivi kryesor në vendimin e një futbollisti për të ndryshuar skuadër apo kampionat.

“Po është e vërtetë që janë disa futbollistë të rëndësishëm që janë transferuar në Kinë gjatë këtij muaji, megjithatë klubet europiane për momentin duhet të ndihen të sigurta. Kampionatet më të forta dhe më të bukura janë akoma në Europë, pra edhe futbolli më i bukur  luhet në Europë. Lojtarët nuk luajnë vetëm për para, por edhe për të qenë më të mirët dhe të jenë pjesë e ndeshjeve më të bukura në botë.”  

Në fakt tregu kinez i futbolli është bërë shqetësuar për futbollin europian edhe për faktin që në vendin aziatik janë transferuar emra të rëndësishëm të trajningut, si Lippi, Villas Boas apo Scolari. Cmenduritë kinezë kanë shkuar deri aty që t’u kërkojnë edhe gjyqtarëve më të mirë në qarkullim, si anglezit Clatenburg, që të vënë dejtësi në kampionatin e këtij vendi.

Nga Redaksia 11.01.2017 19:21
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.