Gjuha shqipe- A po ia pamundëson Gruevskit formimin e Qeverisë (Video)

Nga Redaksia 11.01.2017 18:55

Barazia e plotë e përdorimit të gjuhë shqipe është ndër pikat kyçe të Deklaratës së partive shqiptare në Maqedoni

Lidhur me këtë çështje nga VMRO-DPMNE kanë theksuar se për këtë çështje qëndrimin e qartë e ka dhënë kryetari i tyre Nikolla Gruevski në intervistën e fundit për “Dnevnik”, ku ai ka theksuar se dygjuhësia në të gjithë territorin dhe ndarje në kantone nuk mund të realizohet në qoftë se VMRO-DPMNE është kundër kësaj, shkruan TV21

Në LSDM edhe në ditën e katër janë në heshtje dhe nuk dëshirojnë të komentojnë Deklaratën e partive shqiptare. Nga partitë shqiptare thonë se qëndrojnë pas kësaj deklarate dhe sidomos për rregullimin e përdorimit të gjuhës shqipe si e drejtë themelore dhe kushtetuese.

“Arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.” thuhet në platformën e përbashkët.

Nga Lëvizja Besa si parti nënshkruese e kësaj deklarate theksojnë se qëndrojnë pas saj që kanë nënshkruar dhe parimeve të tyre politike, duke përfshirë edhe çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe.

Analisti politik Albert Musliu vlerëson se zyrtarizmi i gjuhës shqipe do të ndodhë, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu dikujt, në këtë rast duke përmendur deklaratën e fundit të kreut të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski./21Media

Nga Redaksia 11.01.2017 18:55
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.