Malta synon vazhdimin e politikës së zgjerimit të BE me Ballkanin

Nga Redaksia 11.01.2017 17:52

Malta, e cila kryeson Bashkimin Europian për 6 muajt e parë të 2017, publikoi programin e prioriteteve të saj. Në dokumentin prej 48 faqesh, presidenca angazhohet qartësisht për vazhdimin e politikës së zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit dhe Turqinë.

“Presidenca Maltese do të vazhdojë të mbështesë procesin e anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Angazhimi i BE-së siguron që të ruhet vrulli për reformat kyçe.

Fuqia transformuese e procesit të zgjerimit nuk mund të nënçmohet. Ne besojmë se është në mënyrë reciproke e dobishme” bëhet e ditur në dokument.

Qëllimi i Presidencës Malteze  është të nënvizojë, rëndësinë që sundimi  i ligjit dhe reforma e administratës publike mund të luaj në avancimin e zhvillimit ekonomik tek vendet kandidate dhe potencialisht kandidate. Ajo i konsideron këto elemente si kyçe për anëtarësimin e suksesshëm të vendeve të zgjerimit.

Shteti më i vogël anëtar i BE-së vëren se në 60 vjetorin e krijimit, organizata përballet me sfidat më të ashpra. E ardhmja e BE-së pritet të diskutohet më gjerësisht gjatë takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive në Romë gjatë muajit  Mars, kur Komisioni paraqet dhe propozimin e tij mbi këtë çështje. 

E pozicionuar vetëm 300 km larg bregdetit tunizian, Malta do të përqëndrohet tek Migracioni dhe Azili, përfshirë këtu kërcënimet nga terrorizmi dhe radikalizmi.

Ajo do të përqëndrohet në tregun e brendshëm të energjisë, heqjen e barrierave dixhitale, pas atyre roaming, tek çështjet gjinore dhe politikat mjedisore, veçanërisht për zhvillimin e turizmit detar. (Përgatiti Arta Tozaj)

Nga Redaksia 11.01.2017 17:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.