34 mijë qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në Gjermani

Nga Redaksia 10.01.2017 19:11

Nga 34 mijë kërkesa azili në vitin 2015-2016 u pranuan vetëm 10 prej tyre. Problemet ekonomike, papunësia, varfëria e strehimi vazhdojnë të mbeten faktorë nxitës për largimin drejt Gjermanisë.

Sipas një studimi, të publikuar kohët e fundit, produkt të Fondacionit Gjerman”Hans Seidel”në Tiranë dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, 53. 805 qytetarë nga Shqipëria aplikuan për azil në Gjermani gjatë vitit 2015.. Autoritetet gjermane dhanë përgjigje pozitive vetëm për 55 prej tyre, pra, për rreth 0,1 % të numrit total të aplikantëve. Kjo shifër dhe kthimet  në Shqipëri pas përgjigjeve negative do të duhej të frenonin vijimin e ikjeve drejt Gjermanisë dhe aplikimeve për azil. Por nuk ka ndodhur kështu. Gjatë 10 muajve  janar –tetor 2016 autoritetet gjermane regjistruan 34 mijë kërkesa për azil. Prej tyre ata miratuan vetëm 10 prej tyre dhe asnjë leje pune, përcjell albinfo.ch.

Zgjedhja e Gjermanisë nga shqiptarët si vendi për të emigruar mbështetet në një sërë faktorësh tërheqës: ka një sistem të organizuar për pritjen e emigrantëve, përfitime në para për të gjithë periudhën e pritjes së përgjigjes për aplikimin për azil.

Sic raporton DW një arsye tjetër e rëndësishme është edhe  reputacioni që gëzon Gjermania në Shqipëri si vendi që ofron perspektivën më të mirë të jetës, si një vend serioz dhe i strukturuar për ta bërë këtë perspektivë të realizueshme.

Italia dhe Greqia, dy vendet fqinjë ku shqiptarët emigruan së shumti në 20 vitet e para pas përmbysjes së regjimit komunist nuk mund të ofrojnë atë të ardhme që ofron Gjermania.

Rënia e remitancave, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik dhe sidomos kthimi në Shqipëri i dhjetëra- mijëra emigrantëve nga Greqia dhe Italia të mbetur pa punë pas krizës financiare të 2008-ës kthyen alternativat e emigrimit të shqiptarëve  nga dy vendet fqinjë tek  Gjermania.

 

Nga Redaksia 10.01.2017 19:11
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.