Ronaldo, “Lojtari më i mirë i vitit” nga FIFA

Nga Redaksia 09.01.2017 21:12

Cristiano Ronaldo fitoi dhe cmimin e “Lojtarit më të mirë të Vitit” të dhënë nga FIFA, pasi triumfoi në mbrëmjen gala të Zyrihut duke rrëmbyer një tjetër trofe personal pas atij të “Topi i Artë”.

Portugezi arriti të mundë sërish në këtë garë dy rivalët e tij Lionel Messi dhe Antoine Griezmann. Ronaldo, në fakt kishte një vit fantastik ku fitoi pothuajse gjithcka, Europianin me Portugalinë dhe Uefa Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve me Realin, ndërsa Griezmann u penalizua nga dy finalet e humbura me Atleticon dhe Francën, kurse Messi përgjatë 2016-tës mundi të fitojë vetëm titullin kampion në La Liga me Barcelonën dhe Kupën e Spanjës.

Falë suksesit të arritur me Leicester në Premier League, Claudio Ranieri arriti të marrë cmimin e “Trajnerit të Vitit” duke lënë pas trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos dhe atë të Realit të Madridit, Zinedine Zidane.

Cmimin “Puskas”, per golin më te bukur te vitit e fitoi nje futbollist majlajzian, Mohd Faiz Subri që me 16 shkurt të vitit 2016 shënoi një gol me një trajektore fantastike në kampionatin malajzian.

Në formacionin e vitit, përzgjedhja e votuesve online ishte për Neuer në portë, më pas Alves, Pique, Ramos, Marcelo në mbrojtje, Modric, Kross, Iniesta në mesfushë e Messi, Ronaldo, Suarez në sulm. Surpriza ishte mungesa e Griezmann që ishte ndërkohë në finalen për cmimin e lojtarit të vitit të FIFA-s.

Sa i përket kategorisë së femrave, lojtarja më e mirë e vitit u shpall amerikania Carli Lloyd, ndërsa trajnerja më e mirë e vitit u shpall, Silvia Neid, që udhëhoqi Gjermaninë në fitimin e medaljes së artë në Olimpiadën e Rios. Ndërkohë, braziliani i futbollit të sallës, Falcao për arritjet në karrierën e tij, mori cmimin e Karrierës së FIFA-s. Cmimin “Tifozi i Vitit”, e fituan tifozët e Liverpool dhe Borussia Dortmund që në nder të viktimave të tragjedisë së Hillsborough kënduan së bashku në ndeshjen e “Europa League” mes skuadrave të tyre “You Will never Walk Alone”. Ndërsa klubi i Atletico Nacional, që pranoi t’i dhuronte titullin e Copa Sudamericana, Chapecoenses pa luajtur në fushë fitoi cmimin FIFA Fair Play. Gjatë ceremonisë pati dhe një moment homazhi për dy legjenda të futbollit botëror, që u ndanë nga jeta në vitin 2016, Carlos Alberto, kapiten i Brazilit të 1970 dhe legjendarit holandez, Johann Cruyff.

Nga Redaksia 09.01.2017 21:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.