Dalin në dritë tunelet sekrete që lidhin Kosovën me Serbinë (Foto)

Nga Redaksia 09.01.2017 12:36

Rreth 221 punëtorëve të “Bello Brdos” që çdo ditë futen mbi 3 kilometra në thellësi të shkëmbit takohen brenda nëntokës me miqt e tyre nga Serbia, të cilët ligjërisht i ndanë kufiri adminisrtrativ, por që nuk kanë rrugë tjetër nga t’ia mbajnë.

Ngjashëm edhe 180 punëtorë tjerë të minierës së “Cërnacit” veprojnë korridoreve të thëlla për të nxjerrë në sipërfaqe plumbin dhe zinkun.

“Edhe këtu ka kufi. Normal nuk duhet kaluar”, tregon me shenjë për Gazetën Fjala vijën ndarëse njëri nga ata që shpesh ka trasuar tunelet. Por ka raste kur ajo vijë është shkelur.

Kufirin se deri ku mund të shkelin dhe gërryejnë njëra palë e përcakton edhe licenca që i është lëshuar minierave nga KPMM-ja.

“Këto ndërmarrje dhe janë të pajisura me Licenca Shfrytëzimi në bazë të: Ligjit Nr.03/163 për Minierat dhe Mineralet, Ligjit Nr.04/L-158 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Ligjit nr. 05/L-062 për Sigurinë në Punë në Veprimtarinë Minerare”, thonë në këtë institucion, i cili është autoritet për lëshimin e licencave dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve minerare në Kosovë.

Gjithashtu edhe Flotacioni në Leposaviq ku janë të angazhuar 103 punëtorë, është i pajisur me leje për aktivitete të veçanta nga KPMM, e cila leje shërben për përpunimin e xehes së Pb-Zn dhe nxjerrjën e koncentratit të këtyre metaleve.

Bello brdo 2

Rreziku nga kontrabanda

Korridoret e errëta të krijojnë përshtypjen e një terreni të mirë për kontrabandistët.

Përmes tyre, me ndihmën e punëtorëve duket se mund të kalohet çdo mall në paketime të përshtatshme për transport në hapësira të ngushta.

Por, ata që monitorojnë këtë vend, thonë për Gazetën Fjala se nuk ka rrezik nga kontrabandistët.

“Rreziku nga keqpërdorimi i hapësirave minerare (puseve, tuneleve) për qëllime të kontrabandës është shumë i vogël duke marrë parasysh organizimin dhe funksionalizimin e minierës”.

Infrastruktura e minierës dhe konfiguracioni i thyeshëm i terrenit është e vështirë për ta kaluar pa ndihmën e punëtorëve përgjegjës të minierës, thonë në KPMM.

Gjithashtu sipas tyre, në kuadër të minierave funksionojnë edhe sigurimet fizike në çdo hyrje-dalje të saj.

Belloberd

Çfarë fiton buxheti i Kosovës nga këto miniera?

Në bazë të të dhënave të deklaruara në KPMM, gjatë vitit 2015 miniera “Trepça” në Bello Brdo ka realizuar nxjerrjen e xehes së Pb dhe Zn në sasinë prej 19,468 ton që është për mbi 4 mijë euro më shumë se një vit më parë.

Prej tyre janë prodhuar 763 ton koncentrat plumbi në flotacionin e Leposaviqit gjatë vitit 2015 dhe 953 ton koncentrat zinku.

Ndërkaq, në “Crnac” të dhënat tregojnë se nxirret më shumë xehe, por gjaët viti 2015 ka pasur një rënie të vogël.

“Gjatë vitit 2015 miniera “Trepça” në Crnac ka realizuar nxjerrjen (prodhimin ) e xehes së Pb dhe Zn në sasinë prej 51,271.00 ton xehe.  Krahasuar me vitin 2014 kur janë prodhuar 51,647.00 t xehe, gjatë vitit 2015 kjo minierë ka pasur rënie të prodhimit të xehes në sasinë prej -376.00 ton”.

Sasitë e koncentrateve të prodhuara nga xehja e minierës Crnac në flotacionin e Leposaviqit gjatë vitit 2015 janë: 1,688 ton plomb dhe  1,037 ton zink.

Me shitjen e koncentrateve të plumbit dhe zinkut si dhe me të gjitha menaxhimet biznesore merret menaxhmenti i Trepça-Veri me seli në Zveqan.

Ndërsa në bazë të Ligjit Nr.03/163 për Minierat dhe Mineralet raporton në KPMM në baza tre mujore dhe vjetore.

E Qeveria e Kosovës në buxhetin e shtetit, nga këto miniera fiton vetëm të hyrat që mblidhen nga tantiema, e cila është 4.5 për qind e vlerës së mineralit të shitur.

trepca veri 2

Puna në thellësi të tokës

Por, puna në këto miniera nuk është aspak e lëhtë.trepca veri 2

Terreni i papërshtatshëm dhe korridoret e ngushta nuk lejojnë komoditet për punëtorët.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të KPMM-së qëi inspektojnë ato rregullisht, kushtet e punës së punëtorëve në minierat Bello Brdo dhe Crnac janë relativisht të mira, sikur në minierat tjera të Kosovës.

Punëtorët që punojnë në miniera, sipas tyre janë të kualifikuar për punët që kryejnë dhe i zbatojnë rregullat e teknikes dhe sigurisë në punë.

Në kuadër të minierave funksionojnë shërbimet e mbrojtjes në punë, shërbimet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë. Këto shërbime janë të pajisura me pajisje, aparatura dhe materiale të nevojshme dhe ofrojnë siguri dhe mbështetje për punëtorët e minierave.

“Ndërsa sa i përket minierave gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe përcillet në vazhdimësi nga shërbimet e kontrollit të punishteve, minierat kanë ajrosje të mjaftueshme, ujërat largohen nga miniera në mënyrë të kontrolluar”, thonë në KPMM./Gazeta Fjala/

 
 

Nga Redaksia 09.01.2017 12:36
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.