4 fitore rradhazi, Interi e nis mbarë 2017-tën

Nga Redaksia 08.01.2017 17:35

Fitore me përmbysje për Interin nën e shenjën e Ivan Perisic.

Zikaltërit e nisën me këmbën e mbarë vitin 2017-të, pasi triumfuan 1-2 në Friuli ndaj Udineses falë një dygolëshi të sulmuesit kroat. Kjo ishte fitorja e 4-t rradhazi për Interin në Serinë A, dhe e 5-ta në 7 ndeshje për Stefano Piolin në drejtimin e klubit milanez. Interi fillon në këtë mënyrë të ngjisë shkallët në tabelën e klasfikimit për meritë edhe të 51-vjecarit nga Parma, me Piolin që i ka dhënë një tjetër shtysë skuadrës. Për Interin megjithatë, rezultoi shumë më e vështirë sesa parashikohej sfida ndaj Udineses pasi skuadra e Luigi Del Nerit u hapi jo pak probleme zikaltërve. 25 minutat e para të sfidës ishin vërtetë katastrofike për miqtë që jo vetëm u ndëshkuan nga Udinese por rrezikuan të pësonin plot 3 gola. Në të 6-tën një superpritje e Handonovic ndaj goditjes së Fofana shpëtoi Interin. Por portieri slloven nuk mund të bënte asgjë në të 17-tën kur ceku ,Jantko i shërbyer nga Fofana i vetëm përballë Handanovic nuk gaboi. 1-0 për Udinesen në momentin më të mirë të skuadrës friulane. Formacioni vendas nuk u step aspak përballë emrit të madh të kundërshtarit dhe kërkoi me ngulm edhe golin e dytë. Në të 21-tën fati nuk ishte Udinesen pasi tentativa e De Paul me Handanovic të mundur u ndal nga shtylla. Në të 23-tën Jantko më i miri në fushë për bardhezinjtë humbi një tjetër rast të mirë.

Me kalimin e minutave pak nga pak drejt portës së Karnezis filloi të shfaqej edhe Interi. Sinjalin e parë e dha Perisic por goli i tij në të 29-tën u anullua për pozicion jashtë loje. Gjithsesi sulmuesi kroat shfrytëzoi një pasim të Icardit në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, duke barazuar shifrat në 1-1 dhe duke rikthyer qetësinë te Interi. Fillimi i pjesës së dytë ishte më i mirë për skuadrën e Piolit por në të 49-tën Banega shpërdoroi një rast flagrant. Pak minuta më vonë vendin e argjentinasit e mori Joao Mario i cili në të 83-tën nuk përfitoi nga gabimi i Karnezis duke humbur një tjetër mundësi të shkëlqyer. Por goli ishte në ajër dhe për ti dhënë tre pikët e rradhës Interit mendoi sërish Ivan Perisic në të 87-tën goditi saktë me kokë pas një krosimi të Joao Marios duke mos i dhënë asnjë shans portierit grek të skuadrës vendase. Në minutat e mbetura Interi u tërhoq pas duke mbrojtur avantazhin. Ky sukses i ngjiti zikaltërit në kuotën e 33 pikëve në kampionat.

Nga Redaksia 08.01.2017 17:35
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.