Sonte mbahet Golden Globe Awards 2017

Nga Redaksia 08.01.2017 17:25

Fituesit do të shpallen mbrëmjen e sotme në Los Angeles.

Hollywoodi po bëhet gati për ceremoninë e 73-të të “Golden Globe Awards”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në kalendarin e botës kinematografike. Ajo është parë tradicionalisht si një tregues, se cilat filma do të shkëlqejnë në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.

“La La Land”, një “musical”, është mes pretendentëve kryesorë me 7 kandidatura për “Globin e Artë”, i ndjekur nga “Moonlight” me 6 kandidaura dhe “Manchester By The Sea” me 5 të tilla.

Fituesit do të shpallen mbrëmjen e sotme në Los Angeles, në një ceremoni të drejtuar nga Jimmy Fallon, transmeton tch. “La La Land”, me protagonistë Ryan Gosling dhe Emma Stone, tregon historinë e një pianisti Jazzi dhe një aspiranteje për aktore, të cilët po ndjekin ëndrrat e tyre drejt famës në Los Angeles.

Ndër të tjera, filmi garon për çmim në kategorinë e “komedisë ose musicalit më të mirë”, e gjithashtu për “skenarin dhe regjinë më të mirë”. Sa i përket trofesë më të lakmuar, atë të “filmit më të mirë dramatik”, pretendentët kryesorë janë “Moonlight” dhe “Manchester By The Sea”.

“Moonlight” tregon historinë e një të riu me ngjyrë që rritet në një lagje të varfër të Miamit, dhe nominohet gjithashtu edhe për regjinë, skenarin dhe aktorët më të mirë në role dytësore. Ndërkaq “Manchester By The Sea”, me protagonistë Casey Affleck, Michelle Williams dhe Lucas Hedges, është vlerësuar më herët si filmi më i mirë i vitit nga Bordi Kombëtar i Kritikës.   / KultPlus.com 

 

 

 

Nga Redaksia 08.01.2017 17:25
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.