NZZ: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, praktikisht i pamundur

Nga Redaksia 07.01.2017 21:47

"Janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike"

Duke analizuar rrethanat e arrestimit të Ramush Haradinajt dhe reagimet që ka ngjallur arrestimi i tij në opnion, analisti i “Neue Zürcher Zeitung” pasi bën një përshkrim të figurës së ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, ndalet edhe në zhvillimet në Kosovë në fillim të viteve 2000, kur u themelua kjo parti nga Ramush Haradinaj.

“Në vitin 2000 ai themeloi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës duke u bërë kështu një konkurrent i Hashim Thaçit. Diplomatët perëndimorë politikanin e sapo formësuar e morën në mbrojtje. Ata e lëvdonin atë si të aftë për të mësuar dhe bashkëpunues dhe vlerësonin respektin, që ai tregonte ndaj tyre. Por që ky raport paternalist nuk i përgjigjej aspak raporteve reale të pushtetit, ata e kuptuan në vitin 2004, përcjell deutschewelle.de Shumë kosovarë asokohe ishin të zhgënjyer që pavarësia nuk po avanconte dhe indinjoheshin që ‘ndërkombëtarët’ donin të diskutonin për statusin e vendit pasi të përmbusheshin ‘standardet’ e kërkuara prej tyre.

Kësisoj shpërtheu një pogromë gjysmë spontane dhe gjysmë e orkestruar. Kryesisht kjo revoltë drejtohej kundër minoriteteve por edhe kundër pranisë ndërkombëtare. Në këtë çast u bë e qartë, se pushteti në Kosovë nuk ishte në duart e ‘bashkësisë ndërkombëtare’, por në duart e ish-warlords, (zotërve të luftës) që në çdo kohë mund të nxisnin një gjendje të jashtëzakonshme. Ramush Haradinaj ishte përfaqësuesi më prominent i këtij grupi. Shefi i Misionit të OKB-së, UNMIK, Sören Jessen-Petersen, për këtë arsye u afrua me të. Kësisoj u zhvillua një aleancë nga halli në formën e një miqësie burrash. ‘Ndërkombëtarët’ gjithnjë e më shumë u angazhuan për agjendën e pavarësisë të elitës vendase, ndaj vullnetit të së cilës ato ishin të varura, për ta mbajtur në stabilitet protektoratin. Kur Haradinaj në mars 2005 u akuzua nga Tribunali për Krimet e Luftës, Jessen-Petersen e cilësoi atë si mik dhe e mbështeti. Kryeprokurorja e Tribunalit, Carla Del Ponte, më vonë akuzonte, se atë nuk e kishin mbështetur as UNMIK-u dhe as NATO-ja. …

Duke komentuar procesin ndaj Haradinatj në Hagë, më tej në artikullin e ‘Neue Zürcher Zeitung’ shkruhet: “Sado të dyshimta të jenë rrethanat që e shoqëruan këtë proces, po aq i qartë është juridikisht lirimi nga akuza i Haradinajt. Ndaj janë të pakta shanset që të ketë sukses kërkesa e Serbisë për ekstradim, edhe për faktin se Haradinaj udhëtonte me pasaportë diplomatike. Gjatë arrestimit të tij të fundit në Slloveni më 2015 autoritetet e liruan atë pas pak ditësh për shkak të imunitetit që gëzonte. Një vendim ndryshe i francezëve do të ishte një sensacion”, shkruan ‘Neue Zürcher Zeitung’.

 

Nga Redaksia 07.01.2017 21:47
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.