BE-ja përcjell zhvillimet rreth Haradinajt, kërkon vazhdim të dialogut

Nga Redaksia 07.01.2017 21:43

Një zyrtare e lartë evropiane i tha Radios Evropa e Lirë, se BE-ja “po e ndjek me kujdes zhvillimin” rreth rastit Haradinaj, por nuk dha ndonjë hollësi më shumë mbi mundësinë e intervenimit në këtë rast.

“BE-ja po kontrollon informacionet që ka në dispozicion rreth rastit dhe po i përcjell nga afër zhvillimet”, tha zëdhënësja e përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Maja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë.

Arrestimi i Haradinaj çoi në ftohje marrëdhëniesh, edhe ashtu jo fort të mira, ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe kjo e fundit mori vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në Kosovë presidentit serb Tomisllav Nikoliq, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Beogradi tha se po kërkon ekstradimin zyrtar nga Franca të Ramush Haradinajt, siç tha, “për ta përballur me akuzat për krime lufte”.

Të dyja palët kanë nisur një proces të normalizimit të marrëdhënieve që prej më shumë se 5 vjetësh, me lehtësimin e BE-së dhe kanë arritur një numër marrëveshjesh përfshirë edhe atë të Kodit telefonik për Kosovën.

Një numër i marrëveshjeve, përfshirë edhe renovimin e urës në Mitrovicë, u ndaluan që prej ndërtimit të një muri në pjesën veriore të qytetit.

Bashkimi Evropian, ka ripërsëritur thirrjet për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjeve dhe vazhdimin e dialogut,

Zëdhënësja Kocijançiq tha se megjithatë se të dyja palët janë të përkushtuara për normalizim dhe se “BE-ja pret që kjo të vazhdojë pa pengesë”.

Edhe Kosova edhe Serbia janë përkushtuara për normalizimin e marrëdhënieve dhe përpjekjet e BE-së në këtë drejtim do të vazhdojnë”, i tha Evropës së Lirë, Maja Kocijançiq.

 

Nga Redaksia 07.01.2017 21:43
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.