Reali rinis kampionatin me festival golash

Nga Redaksia 07.01.2017 21:33

Reali i Madridit shkatërroi 5-0 Granadan në javën e 17-të të La Ligas, duke barazuar rekordin e Barcelonës me 39 ndeshje radhazi pa humbje. Por për Los Blancos më shumë se kjo statistikë ka rëndësi fakti që diferenca me katalanasit shkon në 6 pikë.

Në fakt festa në “Santiago Bernabeu” nisi me prezantimin e topit të katër të artë të fituar nga Cristiano Ronaldo. Portugezi u shoqërua në këtë ceremoni nga emra të mëdhenj të Realit të Madridit si Kopa, Ronaldo Fenomeni, Figo, Zidane dhe Owen, të cilët e e kanë fituar këtë cmim individual me fanellën e bardhë.

Sa i përket ndeshjes, të besuarit e Zidane e zgjidhën që në pjesën e parë, teksa e gjetën katër herë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 12-të një kombinin i shpjetë i futbollistëve madrilenë i përmbyll megolin e Iscos.

Vetëm 8-minuta më pas një top i kthyer nga portieri i dha mundësinë Benzemasë të realizonte me lehtësi golin e 2-0.

Këmbëngulja e Marcelos nga e majta u shpërblye me golin e Cristiano Ronaldos në zonën e portierit.

Isco gjeti golin e dytë personal në të 31-ën i asistuar nga Modric.

Gjeti rrjetën në këtë sfidë edhe Casemiro, i cili në të 58-ën i pambuluar nga mbrojtja e dërgoi për herë të pestë topin në rrjetë në shtyllën e dytë pas një këndoreje.

Reali me këtë fitore shkon në kuotën e 40 pikëve, 6 më shumë se Barcelona që luan këtë të dielë në fushën e Villarealit, por Los Blancos kanë një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar.

 
 

Nga Redaksia 07.01.2017 21:33
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.