Skandalet e mëdha të arbitrit me Barcelonën

Nga Redaksia 06.01.2017 20:52

David Fernandez Borbalán tregoi një arbitrim të kobshëm, sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, në ndeshjen e parë të raundit të parë të “nokaut”-it në “Copa del Rey”, ndërmjet Athletic...

David Fernandez Borbalán tregoi një arbitrim të kobshëm, sipas spanjolles “El Mundo Deportivo”, në ndeshjen e parë të raundit të parë të “nokaut”-it në “Copa del Rey”, ndërmjet Athletic Bilbao dhe Barcelona. Ai nuk akordoi dy penallti të qarta në favor të Barcelonës, kur Gerard Pique dhe Neymar u penguan dhunshëm, sikurse injoroi agresionin e Aritz Aduriz ndaj Samuel Umtiti dhe dëbimin e tij të drejtpërdrejtë me karton të kuq. Nuk është hera e parë që gjyqtari andaluzian, 43 vjeç, është i zhytur në skandale dhe veprime të diskutueshme në ndeshjet e Barcelonës. Një nga vendimet më enigmatike, që ai bëri, i përket një ndeshjeje të La Liga në “Mestalla”, ndërmjet Valencias dhe Barcelonës. Ajo u luajt në dhjetor të vitit 2014.


Pas një goli të vonë të Barcelonës, gjatë kremtimit, Leo Messi u godit nga një shishe e hedhur nga tribunat. Argjentinasi kërkoi kujdesin mjekësor në të njëjtin terren, por absurditeti arriti pastaj, kur Fernandez Borbalán e paralajmëroi pesë herë fituesin e “Topit të Artë” të mos humbte kohë, ndërsa shpjegoi në të dhënat e tij për ndeshjen: “Pas minutës së 89-të, lojtari me numrin 10 i Barcelonës, Lionel Messi, ka tentuar të vonojë nisjen e lojës pas shënimit të golit”. Tri vite më parë, po Borbalán ka përjetuar incidentin e gishtit të Jose Mourinhos në syrin e Tito Vilanova, në ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës, 2011. Ky veprim është injoruar nga gjyqtari në fjalë, asaj dite i katërt, duke mos ndihmuar kryesorin Alfredo Florez. Kësisoji, komisionet juridike të Federatës Spanjolle të Futbollit pasuan me një dënim skandaloz: pezullim dy ndeshje për Mourinhon dhe një ndeshje për Tito Vilanova.

 

Nga Redaksia 06.01.2017 20:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.