Baritoni shqiptar impresionon kritikën italiane me rolin në “La Bohème”

Nga Redaksia 06.01.2017 10:42

Marcello, personazhi i operës së njohur “La Bohème”, njihet për dy anët e tij: i çrregullt dhe i dashuruar pas artit, më saktësisht pikturës. Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa pasi veshi kostumin e tij, thotë se e ndien të afërt veten me këtë personazh, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe ai është i dashuruar pas artit, por për dallim nga Marcelloja, ai e ka zgjedhur muzikën. Ai u ngjit në skenën e “Teatro Verdit” në Padova të Italisë për t’u bërë pjesë e operës “La Bohème”.

Performanca e tij në këtë operë, që sjell histori dashurie, xhelozie, dhimbje, është vlerësuar lart nga mediat italiane. Mushekta i lindur në Durrës, ka vite që jeton në Itali. Rolin e Marcellos ai thotë se e ka interpetuar edhe më parë, por kësaj radhe tërhoqi vëmendjen e të tjerëve.

“Myshketa e mbajti mbi shpatulla shfaqjen”, “interpretues i shkëlqyer me gjallëri skenike”, janë vetëm disa prej vlerësimeve që ai ka marrë, pasi është ngjitur në skenën e teatrit 250 vjet të vjetër në kuadër të sezonit të operës dhe baletit për vitin 2016.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

 

Nga Redaksia 06.01.2017 10:42
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.