“Shkatërrimi i Tokës vjen në shtator të 2017-ës, ja bunkerët që ka përgatitur elita botërore”

Nga Redaksia 05.01.2017 11:07

Bashkë me Vitin e Ri vijnë dhe teoritë konspirative.

Më e fundit është publikuar ditën e parë të vitit që sapo kemi nisur nga Daily Star dhe thotë që liderët botërorë planifikojnë të ndërtojnë bunkerë, ku të mund të fshihen më pas, me qëllim që t’i shpëtojnë apokalipsit që do të pësojë Toka gjatë këtij viti.

Sipas këtij plani sekret, thuhet se gjatë këtij viti do të ndërtohen komplekse të mëdha nëntokësore që lidhen me trena të shpejtësisë së lartë, ndërsa shtohet se një i tillë ka nisur të ndërtohet në malet ‘Rocky” në SHBA.

vivos-shelters-551763

Kjo teori është zhvilluar nga Robert Vicino, i cili thuhet se është kryetari i një kompanie për të mbijetuarit, me emrin ‘Vivos”.

Por sipas tij, këto komplekse nëntokësore nuk janë destinuar për njerëzit e thjeshtë por vetëm për elitën e botës.

“Ata nuk kanë një plan shpëtimi për ju dhe për mua, por për veten e tyre”,- theksoi Vicino në shkrimin e tij.

vivosxpoint-667692

Ai pretendon se qeveria amerikane ka nisur ndërtimin e vendstrehimeve të mbijetesës që në vitin 1983.

“Më e madhja prej tyre është e vendosur në Kolorado, nën qytetin e Denverit, dhe ka hapësirë për vetëm 10,000 njerëz, me hapësira të destinuara për zyrtarë të qeverisë dhe njerëz të fuqishëm’,- shton ai.

vivos-quantum-interior-667696

Kompleksi lidhet me kryeqytetin e SHBA-ve, Uashingtoni nga një rrugë nëntokësore që bëhet e kalueshme me anë të një treni të shpejtësisë së lartë”,- pretendon ai më tej.

vivos-europa-one-667695

Gjithçka sipas tyre bëhet për t’i shpëtuar ardhjes së Planetit X, i njohur ndryshe edhe si Nibiru, që pritet të godasë tokën shtatorin e këtij viti.

 

 

Nga Redaksia 05.01.2017 11:07
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.