Lenovo Y520 dhe Y720 janë laptopët e parë të lojërave me markën Legion

Nga Redaksia 04.01.2017 11:12

Përpjekjet e Lenovo në industrinë e lojërave kompjuterike ka qenë aq të suksesshme sa të mbajnë gjallë aspiratat e kompanisë në këtë sektor. Të prezantuar pak orë përpara fillimit të CES 2017, laptopët e lojërave Lenovo erdhën me një markë të re, Legion.

Modelet Y520 dhe Y720 do të jenë të parët me këtë emër. Dy modelet vinë me harduerin e nevojshëm në rrugëtimin e tyre përgjatë 2017-tës. Kanë procesorë të gjeneratës së shtatë Intel Core i7, grafika Nvidia të serive 10, 16GB RAM DDR4SSD 512GB ose HDD 2TB.

lenovo-legion-y720-7-100701492-large

Y720 ka një kartë grafike 6GB GTX 1060 e aftë të përpunojë përmbajtje të realitetit virtual. Paraardhësi i laptopeve, Y50 u kritikua ashpër për ekranin dhe Lenovo ka vendosur të nxjerrë mësim nga kritikat duke përfshi një ekran IPS me rezolucion deri në 4K për modelin Y720.

Sigurisht nëse po kërkoni performancë të kënaqshme, duhet të zbrisni nga 4K-ja në 1080p. Y720 vjen me një kontroller wireless Xbox One dhe tastierë të ndriçueshme. Ky laptop konsiderohet si i pari në botë me teknologjinë Dolby Atmos të zërit.

lenovo-legion-y720-2-100701493-large

 

 

Y520 është një shkallë më poshtë në pothuajse të gjitha aspektet krahasuar me Y720. Ka një kartë grafike GTX 1050 Ti pa një opsion për 4K megjithatë shumë video lojëra janë të mundura në një performancë të kënaqshme.

Ndërsa tastiera nuk ka butona të ndriçueshëm ato karakterizohen nga një ngjyrë e kuqërremtë. Ajo që nuk pëlqejmë me këto laptopë është asketizmi i tyre. Të trashë dhe me ngjyra të kuqe, Y520 dhe Y720 duket sikur vinë nga një tjetër epokë. (PCWorld Albanian)

 

 
 

Nga Redaksia 04.01.2017 11:12
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.