Chelsea, objektivi kryesor në merkato është Vidal

Nga Redaksia 30.12.2016 20:32

“Nëse do të shkoja në luftë do të merrja me vete Antonio Conten”.

Kjo është deklarata që bëri disa vite më parë Arturo Vidal duke vënë theksin në rëndësinë që ka pasur trajneri italian në rritjen e tij profesionale. Por me kalimin e viteve situata ka ndryshuar dhe është Conte ai që ka nisur një liftë sportive me gjigandët e Premier League dhe me siguri një luftëtar si Arturo Vidal do t’i jepte një dorë të madhe për të fituar këtë sezon. Është trajneri i Chelseat ai që ka kërkuar informacione nga Bayerni i Mynihut për një transferim të mundshëm të kilianit pasi e shikon atë si njeriun ideal për ta vendosur në mesfushë. Nainggolan kushton shumë për xhepat e Abramovich dhe Conte i ka dhënë altentativën Vidal.

Sipas mediave britanike, verdhekuqtë kërkojnë 60 milionë për kartonin e belgut dhe në këtë mënyrë, trajneri italian e ka kthyer vëmendjen nga njeriu me të cilin fitoi gjithçka në Itali. Bayerni i Mynihut e bleu kilianin për rreth 40 milionë Euro, por Vidal nuk është më njeriu i pazëvendësueshëm në mesfushën e gjermanëve, prandaj transferimi i tij në Londër është hipoteza më e mundshme. Chelsea mund të prezantohet me një ofertë prej 45 milionësh dhe takimi i parë me stafin e lojtarit është zhvilluar në 26 Dhjetor. Një bisedë e shkurtër për të hedhur bazat e marrëveshjes së mundshme që mund të finalizohet në merkaton e Janarit. Gjithsesi, fjalën e fundit për këtë transferim do ta thotë trajneri Carlo Ancelotti, i cili duhet të marrë një vendim brenda pak javësh.

Nga Redaksia 30.12.2016 20:32
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.