Viti 2016, dështim për politikën shqiptare në Luginë të Preshevës

Nga Redaksia 30.12.2016 16:56

Politika shqiptare në Luginë të Preshevës ka dështuar edhe gjatë vitit 2016 në realizimin e kërkesave dhe avancimin e pozitës shqiptare në përgjithësi.

Humbja e shpresës, diskriminimi shtetëror- integrimi në institucionet publike, problemet në fushën e arsimit,  përdorimi i flamurit kombëtare, gjuhës dhe shkrimit shqip në institucionet publike lokale rajonale dhe zhvillimi ekonomik janë disa nga fushat thelbësore në të cilat nuk ka përparim të duhur në këtë rajon.

Shumica shqiptare ka humbur shpresën dhe besimin kryesisht rinia e cila nuk sheh perspektivë duke pasur për bazë jostabilitetin politik, mesazhet përçarëse të politikës shqiptare brenda vetes, gjithashtu edhe punësimi është një nga faktorët që po ndihmon largimin e të rinjve shqiptar.

Diskriminimi shtetëror- integrimi në institucionet publike mbetet një sfidë e patejkalueshme deri më tani përshkak të politikës së dobët të faktorit politik shqiptar edhe pse shqiptarët janë përfaqësuar në parlamentin e Serbisë dhe qeverisin me pushtetin lokal. Punësimi në institucionet publike shtetërore është larg proporcionalitetit të përqindjes shqiptare që tregon edhe pafuqinë  e përfaqësuesve politik shqiptarë për bisedime me qeverinë në Beograd.

Problemet në fushën e arsimit janë serioze duke filluar nga mungesa e teksteve në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në shkollat fillore dhe të mesme. Gjithashtu  edhe mos njohja e diplomave të Kosovës po paraqet pengesë kryesore për  të studentët e diplomuar nëpër universitet të ndryshme të Kosovës të cilët nuk mundë të punësohen  nëpër institucione të ndryshme publike.

Përdorimi i flamurit kombëtar, gjuhës dhe shkrimit shqip vazhdon të mos ketë zgjidhje të kënaqshme. Përdorimi i flamurit kombëtar nëpër institucione publike nuk është rregulluar me ligj që zbeh identitetin kombëtare shqiptarë. Ndërsa përdorimi i gjuhës dhe shkrimit shqip vazhdon të mos respektohet në institucionet shtetërore por duke mos anashkaluar edhe administratën komunale dhe ndërmarrjet publike që kanë për themelues kuvendin komunal  dhe udhëhiqen nga vet shqiptarët. Përfaqësuesit politik shqiptarë në Luginë të Preshevës edhe pse qeverisin me komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar janë treguar të paaftë për zgjidhjen e kësaj problematike.

Zhvillimi  ekonomik  një shtyllë kryesore për gjenerimin e vendeve të reja të punës vazhdon të jetë në nivelin e ulët dhe se i vetmi burim i vendit të punës janë ndërmarrjet e vogla private. Edhe pse është duke u bërë propagandë e madhe përmes facebook se po vijnë investitorë të huaj në Luginë ato premtime mbeten vetëm “shpresë e thatë” për konsum të brendshëm lokal politik.

Ndërsa fusha në të cilën nuk ka asnjë qasje qoftë ajo edhe periferike  është procesi i përafrimit të Serbisë dhe Bashkimin Evropian ku përfshihen edhe respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave.

Disa  nga përfaqësuesit politik shqiptarë vazhdojnë të përsërisin "frazën magjike" për kapitullin 23 dhe 24 dhe integrimet e Serbisë drejt BE-së por mbeten larg pjesëmarrjes aktive në këtë proces të rëndësishëm.

Në Luginën e Preshevës përfaqësuesit legjitim në institucionet komunale, Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe parlamentin e Serbisë me veprimet dhe aktivitetet e tyre gjatë vitit 2016 janë treguar jo të aftë në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi. 

Redaksia e Portalit Informativ-TITULLI

 

Nga Redaksia 30.12.2016 16:56
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.