Luis Enrique nuk konfirmon qëndrimin te Barça

Nga Redaksia 28.12.2016 20:57

Në fund të 2016 ende nuk dihet nëse Luis Enrique do të drejtojë Barcelonën edhe sezonin e ardhshëm.

Kontrata e trajnerit skadon në fund të qershorit por as klubi dhe as tifozët nuk e dinë se kush do të jetë në stol sezonin e ardhshëm. Ish trajneri i Celta Vigos dhe Romës ende nuk ka sqaruar dyshimet mbi të ardhmen e tij. “Nëse vitin e ardhshëm nuk do të jem në këtë skuadër, nuk do të jem në asnjë skuadër tjetër”, deklaroi Luis Enrique pak ditë më parë për kanalin televiziv të klubit, duke lënë të kuptohet se ekziston edhe mundësia që të bëjë një vit pushim.

“Luis Enrique” merr kohë, titullonte artikullin e saj maderilenia Marca duke shpjeguar se trajneri që ka fituar 8 trofe në drejtimin e skuadrës katalanase, që kur u kthye në 2014, mund të bëjë një largim të bujshëm, duke ndjekur shembullin e pararadhësit të tij Guardiola.

Në vitin 2012 Guardiola priti majin, për të deklaruar publikisht që nuk do të vazhdonte më te Barcelona, dhe drejtuesit katalanas nuk duan të gjendet para një situate të ngjashmë sërish. Për momentin është e vështirë të bëhen parashikime se cfarë do të ndodhë me Luis Enriquen, pasi më parë duhet pritur për tu parë se cfarë drejtimi do të marrë sezoni i blaugranave, që janë 3 pikë pas Realit në La liga, si dhe për të vlerësuar ndjesitë që ekzistojnë mes trajnerit dhe skuadrës. Ndërkohë te Barca kanë filluar të mendojnë edhe për alternativat, dhe emri i parë që përmendet është ai i Ernesto Vallverdes, trajnerit aktual të Athletic Bilbao-s.

Nga Redaksia 28.12.2016 20:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.