Bujanoci bëhet me “ Alternativë “ politike, rinia merr situatën në duart e veta

Nga Redaksia 25.12.2016 21:32

Mbrëmja e 25 dhjetorit e viti 2016 do të shënojë kthesën historike kur është në pyetje veprimi politik i shqiptarëve në komunë të Bujanocit. Ky ishte emërues i përbashkët i takimit të Këshillit Nismëtar të Alternativës për Nryshim në këtë komunë e cila u zyrtarizua edhe publikisht.

Holli i shtëpisë së kulturës ishte vendtakim i nismëtarëve të kësaj fryme të re politike, ndërsa atyre i’u bashkuan edhe shumë simpatizantë dhe anëtarë potencial, gjë kjo e cila kishte shtyrë organizatorët të ndrsyhojnë ambientet e mbajtjes së takimit nga salla e vogël e menduar fillimisht.

Intonimi i himnit kombëtar dhe nderimi i të rënëve shënuan fillimin e këtij tubimi për t’ua lënë rradhën zgjedhjes së grupit punues e më pas edhe fjalës përshëndetëse të kryetarit të APN-së në Preshevë, njëkohësisht dhe kryetarit të kësaj komune, Shqiprim Arifi.

“ Sikurse në Preshevë tashmë edhe Bujanoci po ecë rrugës së prosperitetit, rrugë kjo e cila karakterizohet, në rradhë të parë nga ndryshimi i mentalitetit politik. Ky mentalitet nënkupton edhe decentralizimin e plotë të funksionimit brenda një subjekti politik, që do të thotë se APN-të e Preshevës dhe Bujanocit do të posedojnë autonomi të plota të veprimit, ndrësa veprimi i tyre do të bashkërendohet kur është fjala për çështjet kombëtare “, tha ndër të tjera në fjalën e tij Shqiprim Arifi.

Kordinatori i Aletrantivës për Bujanocin, Arbër Pajaziti, në paraqitjen e tij para të pranishmëve u ndal tek nismat e sistemit shumpartiak dhe veprimi i UÇPMB-së duke shprehur njëkohësisht falenderime për gjeneratat që ishin bartëse të këtyre proceseve.

Duke folur për motivet e domosdoshmërisë së iniciativës për themelimin e APN-së në Bujanoc, Pajaziti u fokusua tek zhvillimet pas vitit 2002 e këndej.

“ Pas pak viteve miqtë ndërkombëtarë filluan të largohen, politikanët i  kaploi  uria e lakmia  pas pushtetit, kurse të rinjtë u cilësuan si tepricë dhe të paditur.

Politika ditore shtriu rrënjët nëpër familje e shoqëri, përçarjet morën hov, ndërsa ishte rinia ajo që më së tepërmi i shijoi këto dukuri në lëkurën e saj.

Për pazaret e ngushta politike dhe për inatet klanore po nëpërkëmbej gjithçka. Nuk patën rëndësi më shifrat në Kuvendin Komunal. Qenë shqiptarët 30 apo mbi 21 nuk kishte fare vlerë. Me rëndësi ishte kush po i tregon muskujt.

Subjektet politike fjalën “ reformë “ e përdornin vetëm si retorikë, kurse për përgjegjësi nuk flitej dhe  as që guxohej t’i kërkohej ndokujt “, tha Pajaziti.

Megjithë këtë situatë, sipas Pajazitit, falë guximit dhe energjisë së rinisë e cila po merr situatën në duart e veta tash e tutje priten ndryshime pozitive në Bujanoc.

“ Komuna e Preshevës ishte shndërruar në Bashkësi Lokale, por prilli i këtij viti bëri kthesën e madhe. Goditjet e bërë në Preshevë së shpejti do të nokautojnë edhe Bujanocin.

Të gjithë më e kanë kuptuar:  përveç Alternativës në Preshevë dhe Aleternativës në Bujanoc nuk ka rrugë tjetër, ndërsa me Alternativën ditë të mira do të vijnë edhe në Medvegjë.

Nryshimi po vjen. Ky ndryshim rrënjët do t’i lëshoj shumë shpejt nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit me zgjedhjen e nëndegëve, kurse pranvera e hershme do të çel me Kuvendin tonë zgjedhor.

Andaj, bashkohuni përreth ndryshimit, bëhuni pjesë e historisë, zgjidhni më të mirët dhe bëhuni të zgjedhur “, tha ndër të tjera Pajaziti.

Më pas, në takim u paraqitën edhe anëtarët e Këshillit Nismëtar, forum ky i cili do të funksionojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve nëpër nëndegë si dhe Kuvendin Zgjedhor i cili do t’i zgjjedh organet e mandatuara partiake.

Agjenda e takimit të Këshillit Nismëtar të Alternativës për Bujanocit kishte filluar në orët e pasditës me përurimin e zyrave të këtij subjekti politik të cilat ndodhen në afërsi të ndërtesës së komunës së Bujanocit.

Lista me emrat e anëtarëve të Këshillit Nismëtar të APN-së-Bujanoc

  1. ARBER PAJAZITI                        Prof. i gj. Let. shqipe                        Ternoc
  2. Dr.MUHARREM SADIKU         Dr spec Radiologjise                         Malesi
  3. MUZAFER DESTANI                 MSC  ing. Teknologjis ushqiomre   Ternoc
  4. NEDRETE ZAIRI                         Studente  e fak. Mjeksise                Ternoc
  5. ILMI ALIU                                   Laborant                                             Ternoc
  6. JETON LUTFIU                           Master i ekonomise                         Ternoc
  7. FITIM ALITI                                Prof.Ed.Fizike                                     Ternoc
  8. Dr.ARIF JAHIU                          Dr. spec i Neuropsikiatris                Bujanoc
  9. FLORIM AGAJ                            Ekonimist                                           Bujanoc
  10. VENHARE DESTANI                  Juriste                                                  Bujanoc
  11. RAMIL ALIU                               Master I Ekonomis                               Bujanoc
  12. GENTIANA MEMETI                 Ekonomiste                                        Bujanoc        
  13.  MENDIM SOPI                         Jurist                                                    Bujanoc
  14. ERDUAN FAZLIU                       Administrate publike                       Bujanoc
  15. VJOLLCA ALIU                           Juriste                                                  Bujanoc
  16. ABELANT ZAIRI                         Student                                               Bujanoc
  17. NAIM MUSLIU                          Prof.i Gj.Frenge                                 Koncul
  18. SELHAN HYSENI                       Mesues                                                Llucan
  19. EDMOND ISUFI                        Jurist                                                     Turi
  20. IZET LIMANI                              Fizioterapeut                                     Samolice 
  21. FISMIR JAHIU                           Ekonomist                                           Letovice
  22. ZUALE FETAHU                        Politologe                                            Letovice
  23. XHEJLANE JAKUPI                   Ekonomiste                                         Nesalce
  24. ERKAN JUSUFI                          Ekonomist                                           Bilac
  25. FIDAN HAJREDINI                    Historian                                              Osllar
  26. ALBULENA BEQIRI                   Ekonomiste                                            Bujanoc

.

Fjalimi i plotë i kordinatorit të APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti: 

Të nderuar të pranishëm,

Do të përpiqem që para jush të pasqyroj disa detaje të cilat ndoshta pasyrojnë formimin tonë në kuptimin e zhvillimeve të cilat na kanë ndjekur qëkur kemi ditur të dimë për veten e deri në ditët tona, ditë këto të cilat po kurorëzohen me lindjen e shpresës, me ndyshimin që po vjen …me Alternativën për Bujanocin…

 

Kur lindi sistemi shumpartiak në këtë vend, shumica prej nesh të pranishëm sonte, ishim fare të vegjël, disa madje as që ishin pjesë e kësaj bote.

Bisedat e dëgjuara nga më të vjetrit përshpërisinin se tash e tutje do të bëhet më mirë.

Rrita jonë na la të kuptojmë se fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kishte shënuar  kthesën historike për gjithë Evropën Juglindore e posaqërisht për ne shqiptarët.

Kur e shikojmë nga një retrospektivë, kuptojmë se edhe përkundër dëshirës  së madhe për ndryshime, megjithatë edhe atëbotë kanë qenë momente tejet delikate, në radhë të parë për prindërit tanë, të afërmit, shoqërinë e posaqërsiht për ata të cilët patën guximin që përveç se t’i hedhin librezat komuniste nga xhepat, arritën që të realizojnë organizimet e pavarura politike për shqiptarët.

Organizimet e tilla kanë ndikuar që të ruhet  bërthama jonë  kombëtare, kurse si produkt i tyre kanë rrjedhur edhe organizimet humanitare, sportive, kulturore, etj.

Edhepse në kushte tejet të vështira, sot nga ky vend, ne u themi faleminderit gjithë asaj gjenerate e cila pati guximin dhe vullnetin për t’u ballafaquar me sfidat e kohës.

Përkundër  atij angazhimi,  Regjimi i Millosheviqit kishte vazhduar të shtojë dhunën ndaj  popullit tonë, saqë ishte  e patjetërsushme mbrojtja e pragut të shtëpisë që për rezultat pati lindjen e organizmit ushtarak të quajtur UCPMB,si një krenari sublime e historisë sonë më të re.

U deshën disa vite sakrificë, shumë mund e beteja, shumë gjak e dëshmorë, që në vitin 2001 pas shumë e shumë vitesh të jemi në pozicione shumë më të mira në këto troje sesa që ishim dekada apo shekuj më parë.

Shumica nga ne ishim dëshmitarë të asaj kohe dhe nuk kishim nevojë të dëgjonim fare nga më të vjetrit se çfarë ndodhi. Andaj, u themi faleminderit gjithë atyre trimave që me pushkë në dorë i dolën Zot atdheut, kurse Lavdi u themi atyre që dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre, për vendlindjen e tyre dhe të parëve tanë. Assesi nuk i harrojmë familjarët e tyre por edhe invalidët e veteranët të cilët gjithnjë do të gëzojnë respektion tonë.

Pas një periudhe tranzicioni, përfundimisht në vitin 2002 u krijuan kushtet që me votën tonë të jemi zotërues të ardhmërive tona.

Në korrik të po këtij viti, pas shumë vitesh padrejtësi, këtu në Bujanoc dëshmuam se sa jemi. Arritëm, që të paktën në pushtetin lokal të jemi zot shtëpie. Nisëm pothuaj se nga fillimi. Shkollat tona, çerdhet, rrugët, ambulancat, stadiumet, filluan t’i ngjajnë normales.

Për të gjitha të arriturat duhet tu jemi falenderues miqëve tanë ndërkombëtarë të cilët derdhën me miliona e miliona euro.

 Ata nuk erdhën këtu falë dijes apo simpatisë së ndonjë politikani. Ata erdhën të na ndihmojnë sepse kishim qenë të shtypur e të lënë pas dore.

Edhe disa nga të rinjtë tanë filluan të kyçen nëpër subjekte të ndryshme politike. Edhe ata ishin përplot elan dhe enrgji për të kontribuar për këtë vend dhe të vetëdijshëm se një ditë Bashkësia Ndërkombëtare do të ikë dhe se duhet vet përvjelur mëngët.

Por çka ndodhi?

Pas pak viteve miqtë ndërkombëtarë filluan të largohen, politikanët tanë i  kaploi  uria e lakmia  pas pushtetit, kurse të rinjtë u cilësuan si tepricë dhe të paditur.

Politika ditore shtriu rrënjët nëpër familje e shoqëri, përçarjet morën hov, ndërsa ishte rinia ajo që më së tepërmi i shijoi këto dukuri në lëkurën e saj.

Për pazaret e ngushta politike dhe për inatet klanore po nëpërkëmbej gjithçka. Nuk patën rëndësi më shifrat në Kuvendin Komunal. Ishin  shqiptarët 30 apo mbi 21 nuk kishte fare vlerë. Me rëndësi ishte kush po i tregon muskujt.

Subjektet politike fjalën “ reformë “ e përdornin vetëm si retorikë, kurse për përgjegjësi nuk flitej dhe  as që guxohej t’i kërkohej ndokujt.

Të nderuar të pranishem.

Të ndodhur në këtë situatë, shumë të rinj nisën të braktisnin forumet partiake ngase nuhasnin se po dominonin nostalgjitë e librezave të kuqe dhe “ kohërave të arta “ .

Politikanët inatkeq dhe nostalgjik të prirur për sundime, madje duke përdorur edhe metoda primitive na futën në një “ status quo “ apo thënë më mirë na getoizuan mu në qendër të Evropës.

Me pazotësinë e tyre, me kryeneçësinë, me patriotizmin foklorik, me të jetuarit në famën e  të kaluarës po donë të na dhunojnë akoma intelegjencën tonë, mbi të gjitha moshën tonë e cila nuk kthehet më mbrapa.

Më vjen mirë, që shumë të rinj dhe të reja, por edhe shumë burra e gra si dhe njerëz në moshë filluan ta kuptojnë qëllimin  e tyre, të cilat përveç  diktateve nuk kanë prodhuar gjë tjetër.

Nga viti 2002, kanë kaluar plot 14 vjet. Po të mos zgjohemi, me çiftin e këtyre politikave do të kalojnë edhe 40 edhe 400 vjet, ndësa ne vetëm se do të jemi në humnerë kurse për pasardhsit tanë as që mund të flitet se do të jenë banorë të këtij vendi.

Por, duke u bazuar tek vrulli i madh, sidomos tek energjia e pastër dhe pozitive e rinisë por edhe atyre që ndoshta dikujt u kanë shërbyer vetëm si lodra, ne do t’u themi Stop këtyre politikave.

Ne sot po ndërtojmë themelet e një fryme të re politike, të një ere, të një gjenerate, të një plejade, e cila buron nga pjesa më e ndrithsme e kombit, për të qenë bartëse, në radhë të parë e kthimit të shpresës të kësaj popullate të vuajtur, kthimit të dinjitetit, rritjes së krenarisë tek të rinjët , e cila padyshim se nuk ngec aspak nga bashkëmoshatarët e tyre nëpër Evropë.

 Ndryshimi që po vjen e që do të sforcohet do të bëjë që diploma e një të riu të ketë vlerë, që puna e tij të jetë e rrespektuar, që familja të jetoj me dinjitet të plotë, e siguruar materialisht e moralisht dhe e bindur se puna me nderë këtu është ma e frytshme se buka e hidhur e perëndimit.

Komuna e Preshevës qe shndërruar në Bashkësi Lokale, por prilli i këtij viti bëri kthesën e madhe. Goditjet e bërë në Preshevë së shpejti do të nokautojnë edhe Bujanocin.

Të gjithë më e kanë kuptuar:  përveç Alternativës në Preshevë dhe Aleternativës në Bujanoc nuk ka rrugë tjetër,ndërsa  me Alternativën ditë më të mira do të vijnë edhe për Medvegjën.

Nryshimi po vjen. Ky ndryshim rrënjët do t’i lëshoj shumë shpejt nëpër të gjitha vendbanimet shqiptare të komunës së Bujanocit me zgjedhjen e nëndegëve, kurse pranvera e hershme do të çel me Kuvendin tonë zgjedhor.

Andaj, bashkohuni përreth ndryshimit, bëhuni pjesë e historisë, zgjidhni më të mirët dhe bëhuni të zgjedhur.

Me fat dhe Zoti na ndihmoftë!

 

 

 

 

 

 

 

Nga Redaksia 25.12.2016 21:32
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.