Neymar: Nuk luaj futboll për Topin e Artë

Nga Redaksia 25.12.2016 20:54

Neymar Jr flet për të tashmen dhe të ardhmen në një intervistë të dhënë për kanalin zyrtar të La Ligas në Youtube.

Sulmuesi brazilian ka zbuluar objektivat që i ka vendosur vetes për vitin 2017-të, ndërkohë që ka dhënë një mendim edhe për Topin e Artë trofe të cilin nuk e ka fituar ende në karrierë. Mbi mundësitë që ka Barcelona për të mbrojtur titullin në Spanjë 24-vjecari nënvizoi se kampionati është ende shumë i gjatë dhe pavarsisht, avantazhit që ka për momentin Reali i Madridit në renditje, katalanasit mund të rikuperojnë terren dhe nëse fitojnë ndeshjet e tyre i kanë të gjithë mundësitë për tu kurorëzuar sërish kampionë. Këtë sezon Neymar po shënon më pak por yllin e Selecaos nuk e shqetëson shumë ky fakt pasi objektivi real i sulmuesit është të ndihmojë skuadrën sa më shumë të jetë e mundur qoftë me gola apo asiste. Neymar shtoi gjithashtu në fjalën e tij sa ka një raport shumë të mirë me trajnerin Luis Enrique ndërkohë që foli edhe mbi ambiciet e tij për të fituar Topin e Artë një ditë.”  Jam shumë i lumtur këtu te Barcelona,sigurisht që ëndërroj të fitoj në të ardhmen Topin e Artë, por nuk është se do të vdes nëse nuk e fitoj atë trofe. Unë nuk luaj futboll për të fituar Topin e Artë por luaj për të qenë i lumtur, deklaroi në fund 24-vjecari brazilian.

Nga Redaksia 25.12.2016 20:54
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.