Bilall Maliqi nga Presheva fitues i çmimit të dytë në konkursin anonim letrar
Lokale

Bilall Maliqi nga Presheva fitues i çmimit të dytë në konkursin anonim letrar

20.Dec.2016 23:38
0
Në konkursin anonim letrar organizuar nga biblioteka ndërkomunale e Prizrenit shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva është fitues i çmimit të dytë.

Biblioteka e Prizrenit organizoi një eveniment kulturor të pasur me valle e recitime,për ta shënuar  ditën e saj, ku të pranishëm në sallë ishin dashamirës të artit, kulturës dhe letrave shqipe.

Më pas drejtoresha e këtij institucioni Sahadete Sadikaj-Kukaj para të pranishmëve elaboroi në pika të shkurtëra për sukseset një vjeçare të bibliotekës të cilat nuk ishin të pakta. Pjesë e fjalimit ishte edhe I dërguari i ambasadës së Amerikës, i cili po ashtu mbajti fjalim përshëndetës.

Nga juria profesionale e përbërë nga prof.dr Sali Bashota, Berat Batiu dhe Ali Selmanaj u ndanë katër çmime :
Çmimi ‘Abdullah Thaçi’ iu nda Ibrahim Skenderit
Çmimi i parë I takoi poetit Salajdin Krasniqi
Çmimi i dytë shkrimtarit Bilall Maliqi
Çmimi i tretë poetit Arianit Shoshaj 
Po këtë ditë u promovua edhe libri ‘Kreshta e fjalës’ botues Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit.

Sipas shkrimtarit Bilall Maliqi, ky çmim jo vetëm se e nderoi autorin e poezisë, por e nderoi  Preshevën dhe Luginën e Preshevës.

Ai po ashtu potencoi se kjo ishte hera e parë që merr pjesë në këtë manifestim i cili organizohet çdo vit nga Biblioteka.

Në fund para të pranishmëve shkrimtari e falenderoi nikoqirin e manifestimit, kolegët krijues dhe jurinë profesionale. Më tej shtoi se bashkëpunimi I krijuesve nga Lugina e Preshevës me Bibliotekën e Prizrenit do të jetë akoma më i fuqishëm./Lindita Berisha/Titulli.com/

 

Alternativa për Bujanocin zyrtarizohet më 25 dhjetor
Tryeza në Preshevë: Ballkani në kthetrat e politkanëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration