Në Ditën e Refugjatëve, në Bujanoc ndahen 20 banesa (foto)
Lokale

Në Ditën e Refugjatëve, në Bujanoc ndahen 20 banesa (foto)

20.Jun.2014 17:26
0

“Salvatore”, vendi kur dikur banonin të shpërngulurit nga Kosova, tashmë është përfunduar ndërtesa me kushte shumë të mira banimi, ndërsa përfitues të saj janë 20 familje të zhvendosura.

Me fytyra të buzëqeshura dhe të gëzuar sot pranuan çelësat e banesave të tyre 20 familje të shpërngulura, ndërsa ka ky numër pesë ndërtesa u dhuruan për familjet e rrezikuara të komunës së Bujanocit.

Në ditën Botërore të Refugjatëve, sistemimi i këtyre familjeve që jetonin në kushte të rënda ishte një kënaqësi në vete për përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian në Serbi, Jolanda San Hose.


 
    Jolanda San Hose

“Cila do të ishte mënyra më e mirë që në këtë ditë botërore të refugjatëve se sa të hapim këtë ndërtesë të mrekullueshme që zgjidhë problemin e banimit për familjet nga kjo bashkësi”, theksoi Jolanda San Hose.

Hose nënvizoi se sot jemi në hapë më pranë të mbylljes së qendrave kolektivë në Serbi, ndërsa ndërtesa e ngritur në afërsi të hapësirës ku dikur ishte kampi “Salvatore” në Bujanoc është pjesë e projektit më të madh të cilin pjesërisht e ka financuar delegacioni i Bashkimi Evropian në Serbi i cili ka vlerë prej 1.4 milionë euro, ndërsa vetëm ndërtesa që u hap kapë vlerën prej 330 mijë eurove.

“Dua të falënderojë kryetarin e komunës së Bujanocit dhe ekipin e tij që gjatë këtyre viteve kanë dhënë mbështetjen e tyre ndaj këtyre njerëzve si dhe ndihmës që na kanë ndihmuar neve në realizimin e këtij projekti, duke dhënë falas parcelën për ndërtimin e objektit si dhe kanë siguruar kyçjen në ujësjellës, rrymën elektrike dhe ujërat e zeza”, tha ndër të tjera Hose, raporton Titulli.

     Bajram Fejzullahu

 “E dimë se në çfarë kushte kanë jetuar refugjatët. Kjo banesë është ndërtuar me qëllim të mbylljes së qendrave që strehohen refugjatët. Falënderim të posaçëm i kisha drejtuar Bashkësisë Evropiane, UNHCR-së dhe gjithë atyre që kanë kontribuar direkt apo indirekt në ndërtimin e këtij objekti”, u shpreh i deleguari nga komuna e Bujanocit, kryeshefi i drejtoratit për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore Bajram Fejzullahu.

Nga ana tjetër Milosh Tenzan, përfaqësues i UNHCR-së për Serbi nënvizoi se në momentin që në Bujanoc po hapet një ndërtesë për refugjatë, në Botë, që nga përfundimi i luftës së Dytë Botërore, po shënohet rritja më e madhe e refugjatëve dhe personave të shpërngulur, mbi 50 milionë.


 
    Milosh Tenzan

“Mendoj se kjo shifër është shumë shqetësuese ndërsa nga ana tjetër, fati jonë që ky proces në Evropë, respektivisht në Serbi, shkon në drejtim të kundërt. Shpresojë që me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë si dhe mjeteve të UNHCR-së, në Bujanoc këtë proces ta përfundojmë”.

Svetlana Velimiroviq nga Komesariati për Refugjatë dhe Migrime në Serbi sikurse edhe pjesëmarrësit e tjerë ka shpreh kënaqësinë që pikërisht në Ditën Botërore të Refugjatëve po hapet një ndërtesë që zgjidhë problemin e banimit për refugjatët.

“Në atmosferë festive po shënojmë  përfundimin e objektit i cili zgjidhë problemin për 15 familje të cilat kanë gjet strehim në Bujanoc për shkak të konfliktit në vendet e tyre. Së pari dua të falënderojë banorët e Bujanocit që këto 20 vitet e fundit kanë pranuar një numër të madh të refugjatëve dhe të zhvendosurve duke i mundësuar që këtu të gjejnë strehim”, tha Velimiroviq.


    Svetlana Velimiroviq

Ajo theksoi se komuna e Bujanocit në territorin e saj kishte gjashtë qendra kolektive me më shumë se 500 njerëz, ndërsa sot në këtë komunë janë tre qendra kolektive me 200 banorë.

“Do të mbyllim të gjithë qendrat kolektive dhe me ndihmën e donatorëve dhe partnerit ekzekutues UNHCR-së të gjithë personat e rrezikuar do të gjejnë zgjidhje të problemeve të tyre”, theksoi Velimiroviq, duke shtuar se në këtë ndërtesë përveç 15 familjeve refugjate, janë vendosur edhe 5 familje të rrezikuara nga komuna e Bujanocit.

Në hapjen e ndërtesës për pranimin e refugjatëve dhe të shpërngulurve morën pjesë përfaqësues të delegacionit Evropian në Serbi, Komesaritatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Komesaritatit për Refugjatë dhe Migracion në Republikën e Serbisë, ndërsa komunën e Bujanocit e përfaqësoi Bajram Fejzullahu.

Për komunën e Bujanocit ky është një projekt shumë i qenësishëm ngase ka mundësuar që të mbyllet qendra e strehimit kolektiv “Salvatore” në të cilin njerëzit jetonin nën tenda dhe në kontejner, të cilët kanë jetuar në kushte shumë johumane.

“Të rrezikuar në komunë e Bujanocit ka ende, shpresojmë që deri në fund të këtij viti me ndihmën e mjeteve të Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë të mbyllim edhe qendrën për strehim kolektiv -Qendra e fëmijëve-”, u tha ndër të tjera në përurimin e ndërtesës së re.

Në Serbi në viti 2002 ishin 388 qendra kolektive në të cilat jetonin 27 mijë njerëz, me ç’rast Bashkimi Evropian filloi të financojë projektin e sigurimit të objekteve banimi.

Që nga ajo kohë e deri tani në vitin 2014-të kanë mbetur edhe 14 qendra kolektive në të cilat jetojnë 1.303 refugjatë dhe persona të zhvendosur intern.

Qëllimi i BE-së, UNHCR-së së bashku me Komisariatin për Refugjatë dhe Migracion në Republikën e Serbisë është që të mbyllen këto qendra kolektive, ndërsa shpresohet se me ndihmën e IPA fondeve nga viti 2013-të kjo edhe të realizohet./Titulli.com/

"Sezai Surroi" me drejtues të ri
Shtrenjtohet sigurimi i makinave, nga 1 korriku mbi 60 për qind më shtrenjtë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration