Nagip Arifi flet për ikjet nga Partia Demokratike: Rruga e mbarë i qoftë
Intervista

Nagip Arifi flet për ikjet nga Partia Demokratike: Rruga e mbarë i qoftë

19.Nov.2016 19:36
0
Ish kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një intervistë për Titulli.com ka folur për ikjet e e fundit të anëtarëve nga Partia Demokartike që sipas tij janë me vullnet të tyre dhe jo në mungesë të hapësirës për veprim.

“Pra këtu nuk kemi të bëjmë aspak me mungesë të fushëveprimit por mosdurim të situatës së krijuar pas zgjedhjeve te 24 prillit kur PD mbeti në opozitë, qka nënkupton edhe humbjen automatike të privilegjeve të mëparshme dhe këtu kemi më shumë me mbi ngarkesë të fushëveprimit”, theksoi Nagip Arifi kryetari i Partisë Demokratike,  partisë së vetme opozitare shqiptare në kuvendin komunal në Bujanoc.

Ai ka thënë se nismëtarët e themelimit të Alternativës për Ndryshim dhe të tjerë kan pasur privilegje të mëdha gjatë mandatit të kaluar.

 

Një pjesë e anëtarëve të PD-së do t’i bashkëngjiten grupacionit politik që është iniciuar nga Arbër Pajaziti në kuadër të degës së Alternativës për Ndryshim nga Presheva.  Me këtë rast apo dëmtohet partia juaj dhe mendoni se aktiviteti politik i PD-së  do të zbehet në të ardhmen?

 Arifi: Partia Demokratike është një parti e cila është themeluar mbi parimin e vullnetit të aderimit të lirë të njerëzve, çka nënkupton se mund të ketë po ashtu edhe dalje të vullnetshme nga ky subjekt ku njerzit krijojnë parti të reja ose i bashkangjiten ndonjë subjekti tjetër si në rastin konkret kur kemi  të bëjmë me krijimin e një dege të re të APN-së në Bujanoc. Është e kuptueshme se nuk na vjen mirë që disa anëtarë në të cilët kemi pasur besim të madh por vendimin e tyre ne do ta rrespektojmë, ndërsa Partia Demokratike do të vazhdoj me të njejtin elan punën e saj, pa marrë parasysh rrethanat sepse edhe më herët Partia Demokratike është ndeshur me sfida edhe më të vështira  dhe ka dalur edhe më e fortë cka u dëshmua edhe në zgjedhjet e fundit lokale ku  për partinë tonë votuan 4670 votues shqipëtar dhe i fitoji 10 këshilltar në kuvendin komunal, me numër më të madhë këshilltarësh si parti e veçantë. 

Ky organizimi i ri politik në komunën e Bujanocit a mundë të thuhet se po bëhet me qëllim të afrimit me partitë që po qeverisin komunën dhe në të ardhmen t’i bashkohen pozitës qeverisëse për apetite të tyre personale?

Arifi: Ne si parti politike nuk mundë të flasim dhe të paragjikojm për veprimet që do ti ndërmarre dega e APN-së në Bujanoc, respektivishtë se a do të afrohet me pozitën qeverisëse aktuale me qëllim të përfitimeve personale, por sidoqoftë ne nuk kemi informata të mjaftueshme, mirpo sipas asaj që flitet dhe përflitet kjo është një pjellë indirekte e dalur nga kuzhina e PVD-së.

Parcelizimi i subjekteve politike shqiptare sa i kontribuon interesit të përgjithshëm shqiptarë në komunën e Bujanocit dhe kjo është vlerësuar si rrjedhojë e mungesës së hapësirës politike brenda PD-së. Cili është komenti juaj për këtë?

Arifi: Po  është e vërtetë se një grup i vogël i anëtarëve të gjeritanishëm i PD-së , respektivisht Arber Pajaziti  ish shef i kabinetit të kryetarit të komunës, i radhituri  nr 2 në listën e këshilltarëve për vitin 2012, kryetari i forumit Rinor të PD-së, shef i shtabit zgjedhorë në të tri fushatat zgjedhore të PD-së, anëtar i  komisionit komunal zgjedhor për zgjedhjet lokale të 24 prillit 2016, një vit kryeshef i veprimtarive shoqërore, bartës i listës zgjedhore i PD-së për zgjedhjet në KNSH-ë,  nënkryetar i këshillit ekzekutiv në KNSH, kordinator për aftësim profesional, kordinator në Trupin Kordinues për ndarjen e  bursave për nxënës dhe student, kordinator i caktuar nga pushteti lokal për zyrën për të rinjë si dhe me Këshillin e Evropës , etj.

Edmond Isufi ishte anëtar i kryesisë qendrore dhe kryetarë i nëndegës së PD-së në fshatin Turi , i cili ishte në listën e kandidatëve për KNSH,  që edhe vet në emision konfirmon se ishte promotor i kësaj fushate ku edhe u zgjodh nënkryetar i KNSH-së ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte i rradhitur i 16-ti në listën e kandidatëve të PD-së .

Vjollca Aliu ishte sekretare e forumit rinor, kandidate për këshilltare në të dy zgjedhjet lokale dhe kordinatore e zyrës për të rinjë në Bujanoc por edhe shfritëzuese e shumë projekteve dhe donacioneve të përfituara në emër të OJQ-së etj. Janë edhe dy tre të tjerë të cilët kan pasur privilegje të mëdha gjatë mandatit të kaluar .Pra këtu nuk kemi të bëjm aspak me mungesë të fushëveprimit por mosdurim të situatës së krijuar pas zgjedhjeve te 24 prillit kur PD mbeti në opozitë, qka nënkupton edhe humbjen automatike e privilegjeve të mëparshme dhe këtu kemi më shumë me mbi ngarkesë të fushëveprimit se ajo që pretendonin ata gjatë emisionit . Por sidoqoftë rruga e mbarë i qoftë.

 

Duke e pasur parasysh këtë situatë politike në komunën e Bujanocit, cili do të jetë bashkëpunimi me subjektet tjera shqiptare dhe me si do të arrini të mbani elektoratin e partisë suaj?

Partia Demokratike që nga themelimi i saj ka qenë çdo herë pro bashkëpunimit me subjektet tjera politike shqipëtare cka edhe e ka dëshmuar edhe pas zgjedhjeve lokale të 2012-ës, ku tri herë rradhazi i ka ftuar publikisht dhe zyrtarishtë subjektet tjera shqipëtare për formimin e një koalicioni me shumicë shqipëtare, mirpo PVD nuk u pajtua kurrë me humbjen e primatit si parti më e madhe në Bujanoc, prandaj edhe refuzoi të tri ftesat. Edhe pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016 Partia Demokratike që në ftesën e parë nga koalicioni PVD-UDSH për formimin e një koalicionit me shumicë shqiptare , ajo ju përgjigj pozitivisht ftesës së parë dhe u dakordua për të biseduar, por për kundër vullnetit tonë PVD zgjodhi rrugën e formimit te koalicionit me partit serbe, por sidoqoftë Partia Demokratike është për bashkëpunim më të gjitha subjektet shqipëtare  pa bërë përjashtime për ndonjë subjekt të veçant, ndërsa iluzionin e juaj se si do ta ruajmë elektoratin, ne votuesit tanë nuk i konsiderojm si “kope delesh” që i nevoitet një bari por elektoratin e saj e ruan duke i realizuar premtimet e dhëna me çka edhe e ka konfirmuar edhe me hereët, cka nënkupton se elektorati i PD-së mbështet programin e PD-së dhe ne nuk kemi kurnifarë brenge në mbajtjen e elektoratit tonë./Titulli.com/

 

 

Pajaziti: Për 15 vite Bujanoci ka stagnuar, koha të ecim para
Fatmir Hasani: Kur Parlamenti serb, vepron në mënyrë selektive?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration