Galliani “dorëzohet”: Pas 3 javësh largohem nga Milani

Nga Redaksia 12.11.2016 14:46

Tani nuk ka më pikëpyetje.

Epoka Galliani te Milani është në finish dhe këtë e konfirmon vetë drejtuesi më i lartë i klubit kuqezi në 3 dekadat e fundit. Në një intervistë për kanalin zyrtar të klubit kuqezi, administratori i deleguar zbulon disa detaje rreth të ardhmes së tij dhe të klubit që pritet të shitet në datën 2 Dhjetor.

“Mendoj se jemi në tre javët e fundit të aventurës time te Milani. Nuk e kam aspak idenë se çfarë roli mund të mbuloj, prandaj nuk ka asnjë mundësi reale që unë të qëndroj. Ajo që kemi bërë sëbashku mbetet sepse historia është më e rëndësishme se kronikat e ditës. Është një motiv shumë i madh krenarie kur mendoj se çfarë kemi fituar në këto 30 vjet”.

Në lidhje me këtë temë ka folur edhe ish sulmuesi Andriy Shevchenko, i cili e falënderoi për gjithçka ka dhënë për këtë klub, por shtoi se Galliani është ende në gjendje të japë shumë për futbollin. Në fund, Galliani rrëfeu edhe një moment ineteresant që lidhet direkt me ish sulmuesin ukrainas dhe finalen e Champions League të fituar në vitin 2003 ndaj Juventusit.

“Pas fitores me 11-metërsha u takova me një psikolog rastësisht dhe e pyeta: A është normale që 20 ditë pas finales kur rishikoj pamjet e ndeshjes ende kam frikë se Sheva do ta gabojë 11-metërshin? Au m’u përgjigj: është një situatë e parikuperueshme”.

 

Nga Redaksia 12.11.2016 14:46
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.