Retrospektivë: Dhjetë këngë për tu kujtuar nga Aleksandër Gjoka (Video)

Nga Redaksia 31.10.2016 20:19

Rubrika Retrospektivë këtë javë i kushtohet Aleksandër Gjokës, një emblemë e muzikës shqiptare dhe një këngëtar me vlera i cili për vite na solli këngë që i rezistojnë kohës e trendeve muzikore.

KultPlus, vështirë sa e pati, ka përzgjedhur dhjetë këngë e performanca nga Gjoka për këtë rubrikë.

“Ditë dimri” është këngë e Aleksandër Gjokës e kënduar në Festivalin e Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar, në vitin 1995. Edhe pas 21 vitesh, emocioni i këngës vjen i fuqishëm tek dëgjuesi besnik i Sandrit, siç i thonë një pjesë e emrave që kanë punuar me të. Aleksandri i ka kuptuar mirë ditët dimërore të CD stine, në zemrën e njeriut të vuajtur. 

Ndër këngët më të vonshme të Aleksandër Gjokës është “Dashurisë së shkuar”, kënduar në Festivalin Kënga Magjike. Edhe kjo këngë ka plot kujtime, me një eho e një kërkesë që e karakterizon secilën këngë të Aleksandër Gjokës.

Nuk duhet shumë fjalë për “Zemra e një gruaje”. Kjo këngë nuk guxon të lihet jashtë këngëve më të mira të Aleksandër Gjokës.

Në vitin 1992, Aleksandri do ti bashkonte forcat me Manjolla Nallbanin dhe Viktor Tahirjan, për këngën “Pesha e fatit” e cila edhe do të fitonte festivalin. Teksti ishte i Alqi Boshnjakut ndërsa muzika e Osman Mulës. Nostalgjikët e dinë se kënga dëgjohet CD herë si për të parën herë, dhe shpirti i Aleksandër Gjokës veç sa i dha jetë këngës e cila asnjëherë nuk e humbë freskinë, rininë dhe mesazhin e saj.

Po të lexosh në rrjetet sociale, Aleksandri është ikona e një kohe ndryshe për shqiptarët. Një kohe kur kujtohen aventurat e viteve 90-të. Një kohë e motoçikletave, e jetës ndryshe natën, një nostalgji. “Më kujton vitet më të bukura të jetës sime” është një koment në Youtube për këtë këngë. Dhe Sandri i madh i muzikës shqiptare ndjenjën e dashurisë ka ditur që me humor e me plotësi ta sjellë në “E dua dashurinë”.

“Ecën në shi” është një tjetër mrekulli e Aleksandrit, kur tekstet e tij shpesh për balada kanë dalur në stilin rok i lehtë, me kitarë dhe me elementin emocion që sot përcohet kaq pak nga këngëtarët e estradës shqiptare.

Dikur Aleksandër Gjoka dhe Ardit Gjebrea kishin vendosur ti bashkonin forcat për këngën “Mos u afro”. Një këngë që gjendet në fund të Detit Jon por kaq lehtë e dalë në shesh sa herë duam ta dëgjojmë dhe ti sjellim dy artistët bashkë në një kohë që sigurt nuk do të kompozohej sot si e tillë.

Kur përmendet Aleksandër Gjoka, menjëherë bjen në mendje “Kuturu”, me një refren që u bë sëmundje ngjitëse ndër shqiptarë për shumë kohë. Edhe sot shumica e vazhdojnë këngën, kur ajo nisë me “Unë në jetë i pasur s`jam vërtetë, por në ëndrra e shoh veten mbret”. As rrufetë se vrasin dot këtë këngë, se ka një Aleksandër që ka ditur ta jetësojë.

Një këngë të cilën e kanë kënduar plot të tjerë, para se ta merrte në versionin e tij edhe Aleksandër Gjoka. Kënduar më herët nga Luan Zhegu, “Alo alo” ose shpesh edhe me titullin “A do të vish” është një prurje e Sandrit në Këngët e Shekullit dhe që atëherë edhe një gjetje e qëlluar muzikore mes një melodie që nuk vdes dhe një Aleksandri që nuk e ka shokun në kulturën muzikore shqiptare.

Nuk harrohet lehtë edhe thirrja “Anxhela”. Edhe këtë javë duhet cekur se ishte e vështirë të vije në një listë prej vetëm dhjetë këngësh të interpretuara nga një artist që ka edhe plot tjera që e meritojnë këtë listë. Asnjë fans dhe dëgjues i Sandrit nuk duhet të na hidhërohet.

 

 

Nga Redaksia 31.10.2016 20:19
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.