Trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë dhe bashkëpunimi evropian
Lokale

Trekëndëshi Gjilan-Kumanovë-Preshevë dhe bashkëpunimi evropian

26.Oct.2016 11:27
0
Gjatë orëve të vona të pasdites së ditës së Martë ka përfunduar takimi i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor, duke vizituar bashkërisht pikën kufitare në fshatin Stançiç, pikë e cila lidhë Gjilanin me Kumanovën konkretisht Kosovën me Maqedoninë dhe Komunat e Likovën, Kumanovë që pos tjerash është lidhje e shkurtimit të jashtzakonshëm të rrugës së familjeve në dy anët e kufirit.

Gjithashtu gjatë vizitës së përbashkët është përsjellur nga afër puna që është duke u bërë në hapjen e rrugës si dhe është bërë informimi i saktë lidhur me investimin përmes programit të Komisionit Evropian, IPA2.

Ky projekt detaj i pikës së përbashkët kufitare dhe I menaxhimit të përbashkët do të prezantohet gjatë nesër në qeverinë e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore për ndërtimin e saj që kap një shifër prej mbi 1.2 milionë euro do të nisin menjëherë në fillimin e vitit të ardhshëm.

Takim i sotëm në Gjilan ka mbledhur përfaqësuesit e 11 Regjioneve Evropiane, si dhe kryetarët e 17 Komunave të Ballkanit Perëndimor, respektivisht trekëndëshit Gjilan-Kumanovë-Preshevë.

Kryetari Haziri në përmbledhje të këtij takimi ndër të tjerash ka thënë se ardhja e të gjitha autoriteteve nga nivelet lokale të shteteve të Bashkimit Evropian në Gjilan është një mesazh i qartë i mbështetjes së fuqishme për rëndësinë që ka lidhja e Ballkanit Perëndimorë mes vete si dhe nevoja e madhe që sipas tij ka në angazhimin konkret sipas agjendës Evropiane të integrimeve.

Haziri ka thënë se gjithçka sot ka dëshmuar për rëndësinë që ka mbështetja rajonale dhe Evropiane për Kosovën e në këtë rast për mikroregjionin e Anamoravës i përbërë nga 17 Komuna.

Ai poashtu ka pohuar se aktivizimi i mikroregjionit me 17 Komuna, është hap më afër integrimit lokal Evropian.

“Pa integrimin e mirëfillt lokal, nuk do të ketë asnjëherë integrim të mirëfillt Evropian për Ballkanin Perëndimor, prandaj është process që duhet të punohet me vendosmëri në të gjitha drejtimet dhe në të gjithë sektorët”, potencoi ai në fjalën e tij.

Sipas Hazirit janë hedhur hapa të rëndësishëm dhe tashmë dihet qartë agjenda e bashkëpunimit ndërshtetror të Komunave, por, gjithashtu pritet mbështetje edhe nga institucione dhe organizata prestigjioze për të investuar në projekte të përbashkëta të cilat lidhin këtë mikro-regjion prej mbi 800 mijë banorësh.

Ndërsa, nga të pranishmit është thënë se mbështetja dhe praktikat e mira të shteteve të ndryshme do të jenë në funksion të Komunave të Ballkanit Perëndimorë që të ndjekin hapat e suksesit, duke mënjanuar problemet dhe sfitat që kanë kaluar shtetet e familjes Evropiane para integrimeve.

Në këtë ditë gjatë këtij takimi pas sesionit të parë atij të marrëdhëniesve të BE-së për përmirësimin e qeverisjes, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të autoriteteve lokale, në sesionin e dytë të këtij takimi vjetor është debatuar për Agjendën e Lidhjes për Ballkanin Perëndimor, me theks të vçeqantë krijimit të urave të fuqishme lidhëse mes Komunave të këtij Mikro-Regjioni, por edhe mes komuniteteve që jetojnë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor. /2L ONLINE/

Në Gjilan nis takimi vjeshtor i Komiteteve të BE-së për Ballkanin Perëndimor, pjesëmarrës edhe nga Lugina
Kultivimi i drurit mbretërorë të rritet në Preshevë, toka shoqërore gati (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration