Hysaj në “radarin” e Manchester United

Nga Redaksia 22.10.2016 12:51

Elseid Hysaj mund ta vazhdojë karrierën në një prej klubeve më prestigjozë të planetit, pavarësisht faktit se rinovoi me Napolin vetëm pak ditë më parë.

Një prej portaleve më të ndjekur në Britaninë e Madhe, “Shoot.co.uk” zbulon emrin e shqiptarit në listën e dëshirave të Jose Mourinhos. Sipas tabloidit, mbrojtësi shkodran është objektivi i parë i portugezit për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai do të kërkojë ta rrëmbejë nga Napoli që në muajin Janar.

“Hysaj është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në futbollin italian”, shkruan tabloidi që shton se alternativa e 22-vjeçarit shqiptar është Florenzi i Romës. “Ai është vetëm 22 vjeç dhe po luan sezonin e tretë në Serie A.

Numëron 43 ndeshje zyrtare me Napolin në të gjitha kompeticionet. Hysaj është një lojtar shumë i shpejtë dhe mund të luajë shumë mirë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Ai mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë të botës gjatë viteve të ardhshme”, shton më tej “Shoot”.

Në fund, portali shton se Hysaj do të ishte një armë më shumë në dispozicion të Jose Mourinhos, i cili kërkon të ndërtojë një mbrojtje të fortë për sezonet e ardhshme. Klauzola e largimit të shqiptarit nga skuadra e Napolit është vendosur 50 milionë Euro pas nënshkrimit të kontratës së re vetëm pak ditë më parë.

Nga Redaksia 22.10.2016 12:51
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.