Shpend Salihu përmbush ëndrrën e tij duke hapur galerinë e fotografisë në Cyrih

Nga Redaksia 02.10.2016 15:08

Do t’i bëj bashkë edhe artistët e njohur, edhe ata të vegjël e të panjohur që nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në botën e artit“, tha i entuziazmuar në hapje Shpend Salihu

Fotografë zviceranë e shqiptarë, modele edhe miq të tjerë janë mbledhur në mbrëmjen e së shtunës në Zürich, në solemnitetin e hapjes së studios dhe galerisë së re që e kishte organizuar fotografi Shpend Salihu.

Fotografi të varura gjithkund nëpër muret e galerisë, të zgjedhura dhe të bërä nga Shpend Salihu, fotoaparate në tavolinë, kanë zgjuar kërshërinë e mysafirëve të ftuar.

Ishte ëndërr e kamotshme e Shpend Salihut që të pavarësohet në një hapësirë që do t’i shërbejë si studio e punës, por edhe si galeri.

Por, ai ka menduar t’i hapë dyert e galerisë për artistë dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, njerëz të artit.
„Do t’i bëj bashkë edhe artistët e njohur, edhe ata të vegjël e të panjohur që nuk kanë pasur mundësi të depërtojnë në botën e artit“, tha i entuziazmuar në hapje Shpend Salihu.

Me hapjen e kësaj studioje, Shpendi thotë se ka realizuar vetëm një ëndërr të vogël.
„Në një hapësirë prej rreth 300 metrash katrorë, të rinovuar dhe të pajisur më së miri, do të ketë vend për fotografë e piktorë“, thekson për albinfo.ch fotografi dhe aktori nga Cyrihu, duke treguar se ende nuk janë kompletuar të gjitha dhomat e galerisë.

„Edhe galeria është si një pikturë që nuk përfundon kurrë“, tregon Salihu, i cili tashmë në kolektivin e tij artistik ka 13 artistë, fotografë.

Shpend Salihu nuk është emër i panjohur në lëmin e fotografisë, në Zvicër. Ai ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me agjenci botërore me renome të fotografisë, ndërsa në objektivin e kamerës së tij janë përjetësuar shumë artistë, kryesisht nga arena e modës dhe bukurisë, nga Zvicra dhe jashtë saj. Këtu hyjnë, mes të tjerëve, edhe: Angela Martini, modeli i HUGO BOSS, Simon Cocker, koreografi i Michael Jacksonit dhe manekeni Kevin Stea, Miss Zwicra Amanda Ammann, Mister Zvicra Luca Ruch, Gina Lisa Lohfink, Petey Pablo, Peyman Amin,  DJ Tomekk…

Ndërsa fotografitë e tij janë botuar edhe në revista me renome në Zvicër e në botë.

Galeria e Shpend Salihut gjendet në Rosenweg 8, 8702 Zollikon, Zürich.

Nga Redaksia 02.10.2016 15:08
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.