Arsiq: Emërtimi "Skënderbeu" në Bujanoc  pa pëlqimin e palës serbe
Lokale

Arsiq: Emërtimi "Skënderbeu" në Bujanoc pa pëlqimin e palës serbe

22.Sep.2016 15:15
0
Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e komunës së Bujanocit ka pranuar ndryshimin e emërimit të Sheshit Karagjorgje Petroviq në Sheshin Skënderbeu.

Siç njofton gazeta “Blic” e Beogradit, për propozim që sheshi kryesor i qytetit të marrë emrin Skënderbeu kanë qenë 3 një i atij rom, ndërsa kundër dy serbë e një rom, transmeton Titulli.com.

Këshilltarë e kuvendit komunal të Bujanocit këtë vendim e kishin miratuar më 30 qershor me 22 vota për e 14 kundër, gjatë votimit pro ishin këshilltarët shqiptarëshin  ndërsa ata serb kundër.

Meqë për ndryshim emrit të sheshit ka votuar edhe Këshilli për marrëdhënie etnike, vendimi dërgohet për miratim në Ministrinë përkatëse në Beograd.

Zëvendëskryetari i komunës, Stojançe Arsiq thotë se vendimi është kontestues pasi që ai është bërë pa pëlqimin e palës serbe, ndërsa Boban Pavloviq, shef i drejtorisë për financa pranë administratës komunale në Bujanoc  shpreson se Ministria përkatëse nuk do ta respektojë vendimin e shumicës shqiptare./Titulli.com/

Qverisja në Preshevë: 100 ditët e para të qeverisjes APN-PVD! (video)
Bujanoc: Shkolla fillore në Letovicë pa kushte adekuate, nxënësit të suksesshëm në gara lokale dhe rajonale (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration