Deklarata e Gjuriqit: Paralajmërim i luftës blic për veriun e Kosovës dhe Lugina e diellit!
Vështrime

Deklarata e Gjuriqit: Paralajmërim i luftës blic për veriun e Kosovës dhe Lugina e diellit!

16.Sep.2016 23:19
0
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën që vepron në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, atshti ka marrë fuqi prë të shpërndarë gjithandej deklarata të kësaj natyre, meqë Qeveria jonë dhe Kuvendi i Kosovës miratuan krijimin e kësaj Gjykate politike, që ka për qëllim të sjell para drejtësisë jo vetëm individët përgjejgës të mundsëm për ndonjë krim individual, por de fakto vetë UÇK si institucioni më i lartë i Lirisë që ka prodhuar Kosova, ky krah i Shqipërisë, në historinë e vetë.

Shkruar nga: Sadri Ramabaj;

Në fakt, në pjesën e dytë të deklaratës, Gjuriqi vetëm e ka përsëritë deklaratën që nën dhëmbë e jashtë syrit të opinionit, e thonë edhe personalitete të alrta të partnerit qeverisës në qeverinë aktuale, prej kryemarionatës Isa Mustafa, e deri tek zyrtarët lokal të kësaj force politike.

Se kush ka kryer krime në Kosovë, tashmë opinioni i gjerë e ka të qartë. Çështja është se, përmes njollosjes së UÇK-së, ndjekjes së luftëtarëve të lirisë, Gjuriqi dhe mbështetësit e tij gjithandej, përveç dëmtimit të historisë, po pretendojnë të krijojnë alibin për humbjen e Kosovës para opinionit të vet, respektivisht për një lufte blic të mundshme për veriun e Kosovës.

Këto deklarata duhet ndërlidhur edhe me zhvillimet e pritshme në Republikën Serbska në Bosnjë, ku po pregatitet terreni për veprime me karakter gjeopolitik, të ngjashme me atë të Rusisë në Krime.

Shih prë këtë Gjuriqi në deklaratën e tij zë në gojë shifrën irreale prej gjoja 247.000 serbëve, që gjoja na qenkan shpërngulur nga Kosova.

natyrisht si Gjuriqi edhe shefat e tij, e kanë të qartë se në Kosovë , kurrë në historinë e saj, nuk kanë qenë 247.000 serbë. Kjo shifër nuk është arritur edhe pas valëve më të sukseshme të kolonizimeve të Serbisë në Kosovë , në vitet mes dy luftërave botërore. Natyrisht, këto ët dhëna ata i dinë, meqë vetë i kanë bërë të gjitha  regjistrimet gjaët gjithë shekullit të kaluar, prej atij të parit – 1921 e deri tek ai i fundit, ku shqiptarët ishin të përfshirë në regjistrim  – 1981. Por, në realitet kjo shifër nuk  është shenuar madje as edhe në regjistrimin formal të fundit që ka kryer Serbia në Kosovë, në vitin 1991.

Gjuriqi dhe shefi i tij, si pinjoll jo vetëm biologjik, por edhe ideologjik, të Milosheviqit, tek sillen tashti kaq paqësor (sic!), bëjnë sikur lufta  e fundit për Kosovën të kishte ndodhur në Mesjetë, e jo në vitin 1998/1999!

Janë të freskëta në memorien e opinionit publik masakrat serbe gjithandej në Kosovë, edhe ajo e kryer në Makoc, në prag të përfundimit të luftës, e në të cilën ishin pjesëmarrës shumë nga njësitet elitare, të rregullta të ushtrisë serbe, që jo pa qëllim ata i cilësonin si paramilitarë për të shpërndarë përgjejgësinë e zingjirint komandues deri tek S.Milosheviqi.

Natyrisht, meqë shumica absolute e serbëve që ishin vendosur në periudha të ndryshme në Prishitnë, që nga viti 1913 e deri tek ata të fundit që ishin sjellë nga Knini në Kodrën e Diellit, disi ngjashëm me këta që po pretendojnë t’ i sjellin në Luginën e diellit në Mitrovicë, ishin kolon të vendosur në Prishtinë në periudha të ndrysheme dhe kishin marrë pjesë aktive në krime ndaj fqinjëve të tyre.

Nëse shikohet koha e vendosjes së këtyre kolonëve dhe rrethimi që i ishte bërë Prishitnës nga jashtë fillimisht, për të vazhduar pastaj me lagjet brenda qytetit, lehtë është e venerueshme tendenca për të mbytur elementin shqiptar dhe për ta detyruar atë të marrë rrugët e mërgimit. Kjo kategori kolonësh, si pjeësmarrës aktiv në krimet e ushtruara gjaët luftës në vitet 1998/99,  pas detyrimit të ushtrisë serbe për ta lëshuar Prishitnën dhe Kosovënm në qershor 1999, nuk ksihin si rrinin në vendin e krimit.

Deklarata luftënxitëse e Gjuriqit, si kjo e fundit, edhe ato pararendëset, kanë prapavijën e vetë politike. Strategjia serbe tashmë është e lexueshme.

Çështja merr përmasa tragjike për ne,  meqë aktualisht kemi një qeveri kukull, që de fakto kontrollohet nga Beogradi dhe kjo e bën situatën tejet alarmante.

Natyrisht ky është një fakt shtesë përse opinioni publik do të duhej të bënte presion për rënjen e kësaj qeverie, ndërkaq Kombi të reagoj si një trup i vetëm për mbrojtjen e interesave jetike, nëse e lyp nevoja.

Shih për këtë, deklaratat e Gjuriqit duhet trajtuar si kambana alarmi.

Të jesh politikan publik, në Luginë të Preshevës!
Lugina e Preshevës midis "patriotizmit" verbal dhe pragmatizmit politik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration