Preshevë: Qeverisja e re lokale nuk arriti të largoj bërllokun, të sigurojë ujin e pijshëm për qytetarët...?

Nga Redaksia 14.09.2016 12:15

Historikisht është thënë se “dita e mirë shihet në mëngjes herët”, por si ngushëllim për të reflektuar pozitivisht një thënie tjetër e përdorur shpesh thotë “më i mirë është një sherr i sabahut se një vepër e mirë e orëve të mbrëmjes”, kështu do të vlerësohej 100 ditshi i qeverisjes së re lokale në Preshevë.

Shkruar nga: Baki Rexhepi-Gazetar-Preshevë

100 ditët e parë të qeverisjes lokale, shikuar në aspektin e ndryshimeve, nuk kanë sjell ndonjë ndryshim në komunën e Preshevës. Ndryshe nga pritjet e qytetarëve, për një ndryshim të shpejtë, energjikë dhe të dukshëm, gjë e cila ishte trumbetuar gjatë fushatës parazgjedhore , kjo nuk ndodhi. Ndodhi i stërzgjatur gëzimi për largimin e kryetarit të deri djeshëm, vërshuan pritjet dhe përcjelljet e militantëve, partiakëve, simpatizantëve, interesgjijve, sponsorëve dhe të gjitha këto në mënyrë shumë transparente duke u publikuar në profile të face book-ut herë të funksionarëve të rinj e edhe të atyre që “përhajruan”…

Mbase, kjo qeverisje mund të thuhet edhe se u konstituua në kohë jo të favorshme për një funksionalitet të mirë, duke pas parasysh fillimin e saj në Muajin Ramazan, më pas pushimet verore dhe tani periudhën e përmbylljes së vitit.

Por, megjithatë ajo që duket qartë është mungesa e përvojës në menaxhim dhe mungesa totale e përvojës politike. Qeverisja e re lokale as pas 100 ditëve nuk arriti të largoj bërllokun nga qyteti, të siguroj ujin e pijshëm për qytetarët dhe ndriçimin publik, gjëra që do të mund ti rregullonte një nikoqir i mirë e mos të flasim për ata që iu besuam se ishin menaxher të kompanive me emër. Në anën tjetër dështimi i seancës së fundit që kishte të bënte me shkarkime dhe emërime të udhëheqësve të dikastereve kryesore të cilat i menaxhon komuna, shpjegon për mungesë të përvojës në menaxhim, për mungesë besimi reciprok mes partnerëve të koalicionit.

Ndërkohë ngecjet janë shënuar edhe në aspektin politik, për këto 100 ditë të shkuara më shumë ka pas tendenca imponimi për takime me lider rajonal e funksionar të qeverisjes se sa që dikush është interesuar për këta pushtetarë të rinj, fatkeqësisht. Ndërsa dukuria më e shëmtuar e cila deri tani nuk ka qenë prezent në politikën ditore të Luginës, mbase dikush nuk është kujtuar më herët se ndoshta do të bëhej, është tendenca për tejkalim të kompetencave dhe për përfaqësim kombëtar. Kjo u vë në pah me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për përkthimin e librave, një marrëveshje e cila i la pa libra nxënësit shqiptarë të Luginës.

Sidoqoftë një fjalë popullore thotë “më i mirë është një mëkat i sabahut, se sa një vepër e mirë e akshamit”, sipas logjikës, pas mëkatit të sabahut deri në kohën e akshamit ka kohë vetëdijësimi dhe pendimi për gabimin e bërë, me kusht që ai të mos përsëritet kurrë më…

Nëse bëhet një analizë e mirë e fushatës së fundit parazgjedhore, do të konstatojmë se asnjëri nga partnerët e koalicionit, nuk kanë pas ndonjë premtim parazgjedhore, kjo mbase që të dyve iu ka munguar një program paraelektoral që ka pas për bazë përmirësimin e të jetës së qytetarëve, sigurimin e të drejtave themelore, ndryshimin e jetës në aspektin social, ekonomik, politik dhe atë të sigurisë. Kjo ka munguar! Qytetarët janë kënaqur me fjalën NDRYSHIM dhe asaj i besuan! Por, si duket ndryshimi përveç që ishte fokusuar në largimin e ish kryetarit nga zyra, nuk kishte plan B për vazhdimin e atyre që i theksova më lartë.

Koalicioni aktual bazuar në dështimet e sipërshënuara e veçanërisht dështimi i seancës së fundit që kishte të bënte drejtpërdrejt me shtrirjen pushtetit në të gjitha ndërmarrjet që për themelues kanë komunën, duket se po ecën në këmbë të qelqta. Nuk duhet pasur shumë përvojë për të vërejt mungesën e besimit reciprok të partnerëve të koalicionit, pastaj anashkalimin e partnerëve në rastin e parë të mundshëm, tendencat bajraktariste në çdo veprim që ka të bëjë me rritje të rejtingut të njërës apo palës tjetër.

Është mjaftë evidente mungesa e kuadrove ndër partnerët e koalicionit, propozimi i njerëzve për udhëheqës të funksioneve të rëndësishme, pa përvojë në politikë dhe pa ndonjë begraund profesional, madje edhe atyre që moralisht dhe kombëtarisht gëzojnë një status të dyshimtë, dëshmon se nuk ka përmbushje të premtimeve…

Dhe në rrethana kur energjia harxhohet brenda për brenda subjektit dhe më pas edhe brenda koalicionit, nuk mbetët shumë energji për të tejkaluar këto barriera. Kjo mbase mund të jetë një paralajmërim se ky koalicion jo që nuk do të përmbush premtimet e pa thëna, por që shumë shpejtë do të nxjerr qytetarët në vend votime…

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

 

Nga Redaksia 14.09.2016 12:15
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.