Kubani dhe vlera e tij

Nga RedaksiaI 09.09.2016 17:45

Profeti salejhi selam ka thënë: “ Allahu e ka bërë detyrë mirësinë në çdo gjë. Kur të vrisni, vrisni në mënyrën më të mirë dhe kur të therni, therni në mënyrën më të mirë! Çdokush nga ju duhet ta mprehë mirë thikën dhe ta trajtojë me mëshirë bagëtinë për therje!”

Përcillet nga Abdullah bin Abas se Profeti alejhi selam pa një person që po mprehte thikën e tij në sy të kafshës që do të therej dhe i tha: “ A kërkon ta ngordhësh atë dy herë! Pse nuk e mprehe thikën para se ta mbështesje atë në tokë!”

Hakim dhe hadithi është i saktë.

kushtet e therjes së Kurbanit

Kushtet e kurbanit:
1. Të jetë nga bagëtitë: deve, lopë, dele dhe dhi.
Allahu i madhëruar thotë:
“Që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët (për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai…” (El- Haxh: 28)

2. Të ketë plotësuar moshën e duhur për kurban:
Deveja duhet të jetë jo më pak se pesë vjeçare
Lopa duhet të jetë jo më pak se dy vjeçare
Cjapi (dhe dhia) duhet të jetë jo më pak se një vjeçare
Dashi (dhe delja) lejohet duhet të jetë jo më pak se gjashtë muajsh.
Profeti alejhi selam ka thënë:
“ Mos therni (për kurban) përveç atë që është në moshën e duhur, por nëse kjo gjë është e vështirë për ju, atëherë therni qengj (gjashtë muajsh) nga delet.” ( Muslimi)

3. Të jetë pa ato mangësitë të cilat e zhvlerësojnë si kurban.
Profeti alejhi selam kur u pyet se cilat mangësi duhen shmangur nga kurbani tha: “E verbëra e qartë, e mangëta pa tru, çalamania e qartë dhe e sëmura e qartë.”
(Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu, Tirmidhiu, Ibën Maxhe etj.)

4. Të bëhet kurbani në kohën e duhur, pra ditën e Bajramit, pas faljes së namazit dhe tre ditë të tjera pas tij, para perëndimit të diellit të ditës së fundit.
Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush theri kurbanin para faljes (së Bajramit), atëherë duhet të therë një tjetër në vënd të tij dhe ai i cili nuk ka therur deri pas mbarimit të namazit, atëherë le ta therë me emrin e Allahut (bismilah).” (Buhariu).

Si ndahet mishi i kurbanit?

Një pjesë e mban për vete, një pjesë ia dhuron të afërmëve e komshinjve të tij dhe një pjesë e jep sadaka.
Bin Baz në: ‘El-mexmua”, 38 – 18

Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të jetë kurban:

Ka thene Imam ibn Uthejmin, Allahu e meshirofte:
Kushtet që duhet të plotësojë kafsha që të jetë kurban:
-Te jete bageti: Deve, lope, dhen.
– Mosha: Deveja duhet të jetë më shumë se pesë vjeçe, lopa më shumë se dy vjeçe, dhia të ketë mbushur një vit, kurse delja së paku duhet të jetë gjashtëmuajshe.
– Cilësitë: Parim i kurbanit është të jetë i shëndetshëm, pa të meta, pa sëmundje të qartë dhe pa mangësi, si shembull të mos ketë verbëri të qartë (të mos i mungojë ndonjë sy), të mos jetë e çalë, të mos ketë gjymtyrë të thyer dhe të mos jetë e dobët në trup.

Mexhmuul Fetaua 12/25

Nga RedaksiaI 09.09.2016 17:45
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.