"Sezai Surroi" me drejtues të ri
Lokale

"Sezai Surroi" me drejtues të ri

19.Jun.2014 22:57
0

(e premte)

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” sot ka zgjedhur udhëheqësin e ri të këtij institucioni arsimor.

Këshilli i shkollës në mbledhjen e mbajtur me fillim në orën 11h, në postin e ushtruesit të detyrës (u.d.) së kësaj shkolle ka emëruar për një afat gjashtë mujor ish drejtorin Xhevat Fejzullahun i cili “Sezai Surroin” e kishte drejtuar edhe më herët për një mandat të plotë, ku më pas ishte pasuar nga drejtori Ilmi Ibrahimi dhe ushtruesi i detyrës Zejni Fejzullahu.

Ky i fundit nuk kishte marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit për të vazhduar me drejtimin e këtij institucioni arsimor në gjuhën shqipe.

U.d. Xhevat Fejzullahu gjatë mandatit të tij të parë nga kolektivi mbahet në mend për punë efikase. Gjatë udhëheqjes së tij u bë edhe zhvendosja e nxënësve nga barakat në objektin e ri të kësaj shkolle./Titulli.com/

*******************************************************************************************************************************************************

(e enjte)

Nuk ka kuorum për mbledhje, të premten drejtori i ri në “Sezai Surroi”?

 

Mbledhja e paraparë që të mbahej sot në orën 18:00 e Këshillit të shkollës së vetme shqipe të arsimit të mesëm në komunë të Bujanocit, nuk është mbajtur për shkak të mungesës së anëtarëve të Këshillit.

Burimi e portalit informativ Titulli brenda këtij institucioni arsimor ka pohuar se mbledhja e paraparë për t’u mbajtur të enjten, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje ishte paraparë edhe zgjedhja e ushtruesit të ri të detyrës së drejtori të kësaj shkolle të mesme.

Më herët ushtruesi i detyrës (u.d.) së drejtorit në largim Zejni Fejzullahu nuk kishte marrë pëlqimin nga Ministria e Arsimit për të qenë drejtorë.

Andaj, burimi në fjalë i ka thënë portalit informativ Titulli.com se mbledhja e Këshillit të shkollës që sot nuk arriti të mbahet, nëse do të ketë kuorum do të zhvillohet nesër me fillim në orën 11:00.

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” si duket edhe njëherë do të ndërrojë drejtorin e saj në fund të vitit shkollor.

Zejni Fejzullahu këtë institucion arsimor e ka drejtuar për një periudhë më shumë se një vjeçare, nga marsi i viti 2013-të.

Gjatë kësaj periudhe ai u zëvendësua disa herë në këtë detyrë nga zëvendësit e tij. /Titulli.com/

Halimi: Armët e gjetura në Turi mund të jenë shkak i marrjes në biseda informative
Në Ditën e Refugjatëve, në Bujanoc ndahen 20 banesa (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration