A duhet të fillojë mësimi në Luginën e Preshevës me 1 shtator, apo duhet protestuar ?!
Lokale

A duhet të fillojë mësimi në Luginën e Preshevës me 1 shtator, apo duhet protestuar ?!

24.Aug.2016 11:15
0
Dihet mirëfilli se nxënësit shqiptar edhe këtë vit do ta fillojnë mësimin me tekste të munguara, të përkthyera e të papërshtatura si duhet, dhe me planprogram të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë.

Kjo në masë të madhe e ulë nivelin e mësimxënies për nxënësit, të tanë, të cilët prapë do të ngelen pa tekste nga Kosova, ku ato kohë më parë e gjetën "banimin" e përkohshëm në Terminalin e Preshevës, duke paguar edhe "qëra" për sa kohë kanë qëndruar.

Në Kosovë nxënësit serbë, mësojnë me libra nga Beogradi dhe me planprogram të Serbisë dhe ate pa i penguar kush, ndërsa tek ne nuk lejohen librat burimor shqip nga Kosova apo edhe nga Shqipëria.

Nxënësit tanë dhe mësimdhënësit, duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të protestuar për ta sensibilizuar këtë çështje, e cila është peng shumë kohë, e që Bashkësia Ndërkombëtare t'i ketë parasyshë këto shkelje të të drejtave lidhur me arsimin dhe me sigurimin e teksteve që prekin në tabanin tonë kombëtar, të jenë nga Kosova apo Shqipëria.

Këtë status timin po e përmbylli me një fjalë të urtë popullore:
" Ka nënë që pa qarë fëmia nuk i jep gji"...

Shkruar nga: Bilall Maliqi-kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve "Feniks"-Preshevë

Çka parashesh përkthimi i teksteve në gjuhën shqipe për Luginë të Preshevës (video)
Shefket Jakupi, përgatit tekste në gjuhën shqipe për shkollat e mesme në Bujanoc e Preshevë, dorëzon kërkesë Këshillit Kombëtar Shqiptar (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration