Mustafa: Protesta si pasojë e pakënaqësisë dhe revoltës së shqiptarëve
Lokale

Mustafa: Protesta si pasojë e pakënaqësisë dhe revoltës së shqiptarëve

02.Sep.2014 14:58
0
Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa ka mbështetur protestën e ditës së djeshme të mbajtur nga nxënësit dhe profesorët e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës, të cilët kërkuan tekste në gjuhën shqipe.

Në emisionin e paradites sot në Rtv Presheva, udhëheqësi i pushtetit lokal në Preshevë ka thënë se në ligjin mbi arsimin fillor dhe të mesëm është i paraparë që pakicat kombëtare kanë të drejtë të shfrytëzojnë tekstet mësimore nga shteti i tyre amë. Këtë të drejtë iu lejohet të realizojnë hungarezët në Vojvodinë, kroatët, rumunët por edhe bullgarët. Vetëm shqiptarëve iu pamundësohet realizimi i kësaj të drejte.

Andaj protesta për Mustafën ka qenë plotësisht e arsyeshme dhe e drejtë, “protesta ka ardhur nga revolta dhe pakënaqësia e shqiptarëve. Në një ditë të veçantë për nxënësit, profesorët dhe prindërit e tyre, ata detyrohen të protestojnë sepse duan të mësojnë shqip”.

Mustafa ka falenderuar edhe nxënësit e nacionalitetit serb nga Presheva që në një farë mënyre kanë mbështetur këtë protestë dhe janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë.

Ai, tha se edhe në shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë edhe në shkollën fillore “9 Maji” në Leran paralelet në gjuhën serbe nuk kanë mbajtur mësim.

 Ndërsa deklaratat e kryeministrit serb Vuçiq se më 1 shtator nxënësit shqiptarë do të kenë tekste të tyre në gjuhën amtare, për Mustafën janë vetëm dezinformata të bëra karshi bashkësisë ndërkombëtare sepse nga 500 ekzemplarë të librave që duhen për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore dhe të mesme, janë shpërndarë vetëm dy ekzemplarë.

Edhe pse protestën e kanë iniciuar partitë politike, Ragmi Mustafa ka thënë se kjo nuk është veprim që duhet të mbajë përgjegjësi dikush qoftë nga politika, drejtorët apo nxënësit.

“Kjo protestë është plotësisht legjitime sepse shprehet pakënaqësia e vet nxënësve në vendin e veçantë të tyre, nëpër shkolla”, tha kryetari i komunës së Preshevës, transmeton Titulli.

Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Luginë të Preshevës, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, të hënën nuk kanë mbajtur mësim dhe në këtë mënyrë kanë protestuar duke kërkuar pajisje me tekste në gjuhën amtare./Titulli.com/

Kalojnë në mënyrë ilegale kufirin, arrestohen dy luginasit
Reforma në PVD: Nuk ka më kryetarë dhe mandate të përhershme! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration