Kontrabanduesit e drogës nga Lugina, një muaj paraburgim
Lokale

Kontrabanduesit e drogës nga Lugina, një muaj paraburgim

01.Sep.2014 23:03
0
Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurve M. Mehmeti dhe N. Mehmeti, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit M. Mehmeti dhe N. Mehmeti, shqiptarë, shtetas të Republikës së Serbisë, dyshohet se kanë kryer veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikëssë Kosovës (KPRK).

Të pandehurit dyshohet se me datë 29.08.2014, në ora 12:30 minuta, u janë zënë një sasi prej 23 kilogramë e 485.02 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë” – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan, transmeton 2lonline.com.

Paraburgimi të pandehurve do të zgjasë nga data 29.08.2014 deri më datën 28.09.2014.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./Titulli.com/

Kamberi: Ministri politizoi të drejtat e fëmijëve të Luginës
Bujanoc: Shuplakë protestave demagogjike!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration