Mediat e pakicave promovojnë gjuhët e tyre për fëmijët në Novi Sad (foto&video)
Lokale

Mediat e pakicave promovojnë gjuhët e tyre për fëmijët në Novi Sad (foto&video)

11.Aug.2016 11:55
0
Në qytetin e Novi Sadit një vend përskaj lumit Danub po zhvillohet manifestimi tash tradicional "Nën hijen e Shtrandit" i organizuar për publikun vendas që ofron komunitetet e pakicave së bashku të mësojnë për kulturën dhe gjuhën e njëri tjetrit.

Heror Media Pont, agjencia mediale që punon me mediat në gjuhën e pakicave në bashkëpunim me Qendrën pë Zhvillimin e Mediave Lokale dhe të Pakicave kanë lansuar këtë program të dedikuar për fëmijët nga mosha 5-12 vjeç në mënyrë që të mësojnë njohuri bazë të gjuhës hungareze, sllovake, rumune, rusine dhe nga ky vit gjuhën sllovene.

Ky program po mundëson mësimin e 50 fjalëve nga secilin gjuhë dhe në fund është finalizuar me organizimin e një kuizi që sjellë emocione për pjesëmarrësit.

Sipas organizatorëve shkollat fillore të Vojvodinës ofrojnë mësimin e gjuhëve të pakicave si lëndë zgjedhore dhe ky program inkurajojnë  fëmijët të jenë më afër këtyre gjuhëve.

“Këtë vit në hapjen e programit kemi pasur mysafirë Zharko Paspal, kampion evropian-ish basketbollist në NBA dhe fitues i medaljes së argjend në Seu në vitin 1988 tani kryetar i Komitetit Olimpik të Serbisë. Gjithashtu hapjen e ka nderuar edhe Gjorgje Vishaqki, sekretar gjeneral i Komitetit Olimpik të Serbisë”, ka thënë Natasha Heror themeluese  e këtij programi dhe lidere inkurajuese e këtyre pakicave.

Programi “Nën hijen e shtrandit” ka zgjeruar me një javë aktivitete olimpike dhe gjatë këtyre ditëve sportistë që kanë marrë pjesë nëpër lojëra olimpike i kanë shpjeguar fëmijëve për arritjet e tyre dhe rëndësinë e praktikumit të sportit.

Aktiviteti këtillë është viti i katër që zhvillohet ndërsa këtë vit po mbahet nga 11 Korriku dhe vazhdon deri më 20 Gusht dhe temat që do të shtjellohen janë në fushën e sportit, shëndetit dhe kulturën e gatimit./Titulli.com/

Një teskt për skandalin e librave shkollorë shqip në Luginë të Preshevës?
Beneti nga Lugina që u plagos në Minhen zgjohet nga koma
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration