Kombi dhe Feja te Shqiptarët
Lokale

Kombi dhe Feja te Shqiptarët

07.Aug.2016 23:14
0
Kohëve të fundit shumë po debatohet lidhur me Kombin dhe Fenë te Shqiptarët. Kombi apo Feja, cila është e para. Në këtë debat nuk po kyçen teologet islamë, të cilët nuk po e thonë qartë që sipas tyre, duke u mbështetur në të dhëna, argumente shkencore se Feja është e para, pastaj Kombi, sepse për të dytën Kombin se është i pari në këtë radhitje, as që kanë guxim intelektual ta thonë e vertetojnë.

Shkruar nga: Xhemaledin Salihu-Preshevë;

Në mungesë të debatit dhe deklarimit të teologëve muslimanë, po lajmërohen debatet dhe deklarimet e disa intelektualëve shqiptarë. Disa prej tyre mbështesin tezën se Kombi është i pari, ndërsa Feja është e dyta, disa të tjerë vërtetojnë të kundërtën. Për këtë çështje me rëndësi jetike, sidomos kombëtare po deklarohem dhe po shprehi mendimin tim, duke dashur që të lexoj dhe respektoj edhe mendime ndryshe. 

Nuk është aq e thjeshtë për ta vërtetuar, por në situatën dhe realitetin tonë shqiptar, kur jemi vërshuar dhe kur me të madhe po rrezikohet identiteti jonë kombëtar, më duket se intelektualët, por edhe ata klerikë intelektualë islamë duhet të deklarohen qartë në anën kombëtare, duke i pasur parasysh, gjithmonë argumentet nacionale e jo fetare.
Po citoj: Feja e shqiptarit mund të jetë: Islami, Katolicizmi, orthodoksizmi. Pra, feja është zgjedhje e personit, individit,po citoj : Termi komb ose “nation” vjen nga latinishtja nascio ose natio, që do të thotë “me lind”. Termi latin përcakton të vegjëlit e të njëjtit fis, dhe do të thotë gjithashtu “grup njërzish me të njëjtën origjinë”. Tek Ciceroni terminatio përdorej gjithashtu për të përcaktuar një “popull” ose një “pjesë të popullit”, apo “Shqipëtari është shqiptar përpara se të jetë mysliman a i krishtenë”. Sami Frashëri, çështje personale, individuale, shqiptari mund të zgjedh të jetë islam, katolik, ortodoks, pa fe, budist, ndersa kombi nuk është zgjedhje, por lind shqiptar, nuk ka zgjedhje a don të jetë shqiptar, serb, turk, arab, amerikan, gjerman e tjerë. Andaj e para është përkatësia kombëtare, nacionale, sepse fëmija lind shqiptar, pastaj zgjedh fenë. E para është obligative, e domosdoshme, për t'i takuar nje grupi njerëzish që kanë shumë të përbashkëta, për të jetuar në një bashkësi, komunitet nacional, që nuk do të thotë se edhe me përkatësi fetare nuk janë komunitet me shumë të përbashkëta, por këtu dallon, sepse të gjithë pjesëtarët e një komuniteti islam janë vëllezër, pa marrë parasysh racën, etninë, gjuhën, kulturën, traditën, adetet e tjerë. Pra, vëllazëria islame përjashton kombin, nacionalen, edhe në Kuran lexohet ashtu. Atëherë, sipas kësaj teorie, komunitetet në botë do të ishin vetëm sipas përkatësisë fetare e jo kombëtare. Kështu do të kishim komunitete apo shtete të mëdha islame, katolike, ortodokse, budiste, e tjerë, ndërsa komunitetet e vogla që kanë besime ndryshe nga besimi në një Zot, duhet të shkriheshin në këto shtete fetare, sepse rrexikohet qenia e tyre.
Sot numrohen katër Vëllazëri:
1.Vëllazëria e parë është se të gjitha qeniet njerëzore janë vëllezër, që do të thotë përjashtohen kafshët, bimët e tjerë.
2.Vëllazëria kombëtare është ajo në të cilën njerëzit e një kombi, etnie, komuniteti që flasin një gjuhë, kanë një kulturë, një arsim, një traditë, nëj trashëgimi kulturore, një territor ku jetojnë, një adet, një ligjë.

Vëllazëria kombëtare përjashton përkatsinë fetare, sepse të gjithë shqiptarët janë vëllezër, pa marrë parasysh përkatsinë fetare. Në këtë rast vëllezër janë të gjithë shqiptarët qofshin të besimit fetar islam, katolik, ortodoks, protestant e tjerë.
3. Vëllazëria fetare është ajo me të cilën të gjithë pjestarët e një përkatsie fetare apo besimit janë vëllezër, që do të thotë se vëllezër janë të gjithë popujt që i përkasin besimit islam:Shqiptarët, turqit, arabët, indusët, indonezianët, romët, e shumë popuj të vendeve afrikane e aziatike.

Të gjithë njerëzit që i përkasin besimit katolik jan vëllezër:shqiptarët, amerikanët, gjermanët, italianët, e të gjith popujt t tjerë të besimit katolik në Europë, Amerikë, Azi, Afrikë.

Të gjithë njerëzit që i përkasin besimit ortodoks janë vëllezër: shqiptarët, serbët, grekët, maqedonasit, bullgarët e tjerë.
Vëllazëria fetare përjashton përkatësinë nacionale

Ku na çon kjo, sidomos neve Shqiptarëve që në komunitetin islam jemi të pakët, na çon në një panislamizëm, ku më nuk do të jetë me rëndësi gjuha, tradita, kultura, sepse të gjithë jemi të Zotit, besimtarët janë një komunitet, në këtë rast arab,sepse Kurani është shkruar arabisht, këndohet arabisht, lutjet arabisht, në çfarëdo lutje ftohen njerëzit islamë, njerëzit muslimanë, ndërsa në këto lutje nuk ftohet njeriu, shqiptari i besimit islam, humb identiteti kombetar, nacional : gjuha shqipe, kultura, adetet, e tjere.
Me këtë shkrim jam shumë i vetëdijshëm se do të jem i kritikuar ashpër, i sulmuar nga individë e grupe, sepse mora rrugën më të vështirë që si intelektual ta mbroj etninë, nacionalen, pa pretenduar se jam ndonjë nacionalist që çirem badihava, por jam këmbëngulës në këte se do të çirem pa kufi, për ta mbrojtur lindjen shqiptar, gjuhën, kulturën, traditën, trashëgiminë që me shumë sakrifica u mbrojt dhe u ruajtë deri tashti. 

Ata intelektualë që mendojnë ndryshe, se Feja dhe Kombi janë barabartë e kanë gabim, prap sipas mendimit tim personal, por nuk ia mohoj të drejtën të mendojnë ashtu dhe ndryshe. Mirëpo, kjo rrugë dhe mendim i tyre është mediokraci dhe rrugë më e lehtë për të pasur më pak armiqë e më shumë përkrahës.

Kombi është kategori e përkatësisë nacionale e individëve dhe grupeve të njerëzve, që bëjnë kontratë shoqërore, për shumë të përbashkëta në një territor, në një shtet, pra, për një gjuhë të përbashkët, për një traditë, kulturë, arsim, ekonomi, trashëgimi e tjerë.

Feja është fenomen shoqëror, përzgjedhje individuale dhe grupore, që kanë një besim, ku përjashtohet nacionaliteti, si dhe formë e vetëdijes shoqërore, edhe më e vjetër se kombi, por jo më e vjetër se etnia dhe populli. Pra, Feja është formë e vetëdijes së një etnie, populli. Por formë e vetedijes shoqërore të një populli, të një etnie, nuk është vetëm Feja, por është shkenca, kultura, tradita, e tjerë.

Ndoshta meriton të cekim parimin jetësor të Ebreitëve, edhepse kjo nuk i pëlqen fanatikëve fetarë islamë dhe disa intelektualëve, se fëmija i tyre, lind, rritet, jeton dhe vdes Ebreit. Kjo duhet të vlej edhe për Shqiptarin: të lind, të rritet, të jetoj dhe të vdes Shqiptar, po me besim islam, katolik, ortodoks, apo me një besim tjetër.

Tendencat që po lajmërohen kohëve të fundit ndër Shqiptarët e besimit islam politik është se mjafton gjuha, me të cilën komunikojmë, ndërsa të tjerat duhet të jenë islame, bile shpesh ndër intelektualë shprehet haptas dashuri ndaj Sheriatit, si formë e sistemit politik e juridik në Kosovë, Shqipëri. Mendimet e tilla janë të intelektualëve me moral mimkritije. Intelektualë që imitojnë pushtuesit dhe dashamirësinë për një komunitet politik e shtetëror të përbashkët islam. 

Se është kështu e vërtetojmë edhe me këtë të dhënë se në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Serbisë, sipas pla-programit mësimor të mësimit fetar duhet të mësohet elementare mbi të gjitha religjionet dhe besimet që ekzistojnë në botë, duke i krahasuar ato dhe dhënë konceptet themelore të secilit religjon dhe besim, kuptohet që mësimdhënësit e mësimit fetar islam te fëmijët e bësimit islam i japin rëndësi dhe volum më të madh fesë islame. Mirëpo, në shkollat tona shqiptare, në vend se të mësohet mësimi fetar, mësimdhënësit japin mësim edukatë islame te nxënësit shqiptarë. Kështu shkohet edhe në njëmendësi kur nxënësit shqiptarë më nuk përshëndesin në shkollë me fjalë shqipe, por me selam alejkum. 

Pra, moral mimikrije është kur një popullatë, në këtë rast shqiptare, ka qenë e shtypur nga zullumi armiqësor shekullor dhe në gjirin e vet formon individë tipash psikologjikë, shtetas të varur, të cilët imitojnë, kopjojnë pushtuesin.
Këta individë sot, shumë intelektualë shqiptarë, sidomos disa predikues dhe teologë përvetësojnë jo vetëm mënyrën e veshjes, të folurit, gjestet, adetet, por edhe botëkuptimet, vlerat dhe së fundi edhe gjuhën, traditën, kulturën e pushtuesit.
Morali mimikrije është një proces, jo vetëm i përshtatjes dhe pajtimit të jashtëm , por edhe transformim dhe shndërrim i brendshëm i individit me pushtuesin dhe botëkuptimet e tija.

Kështu individët e tillë aq larg shkojnë sa që gjithnjë e më tepër i bëjnë lajka, miklime dhe bëhën kukullë e pushtuesit. Pra, shprehin në jetën e tyre, qëndrimet, botëkuptimet e pushtuesit, bëhen vazalë dhe servilë, ndërsa nuk mbrojnë traditën, botëkuptimet, filozofinë, atdhetarizmin, shkollën, arsimimin, gjithë ate që është shqiptare.
Bile, individët e tillë shpesh në një proces të gjatë kohor të imitimit të pushtuesit kalon në „mekanizëm ekstrem kur individët e tillë sillen dhe identifikohen me pushtuesin“ thotë psikologja Ana Frojd.
Të kuptohemi secili individ apo grup njerëzish kanë përkatësinë kombëtare, shtetërore dhe i përkasin një besimi fetar, në rastin e Shqiptarëve, besimit islam, katolik, ortodoks, ndoshta edhe ndonjë besimi tjetër.

Opinionet e autorit janë personale dhe nuk paraqesin domosdoshmërish edhe mendimin e Portalit Informativ-TITULLI

 

Shefat Isufi stërviti edhe në malet e Austrisë për sfidën me kenianin
Reagim: Krenohem që jam shqiptar në Vojvodinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration