Lugina gati për muajin e Ramazanit, e pret me manifestim (foto)
Lokale

Lugina gati për muajin e Ramazanit, e pret me manifestim (foto)

19.Jun.2014 16:13
0

Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), përmes sektorit për femra, sot organizoi manifestim fetar në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Manifestimi i cili filloi në orën 14:00 i kushtohej ardhjes së Muajit të Ramazanit, ndërsa përmbajti lexim nga Kur’ani, ligjërata, poezi islame, si dhe ilahi nga kori i Bashkësisë Islame në bashkëpunim me nxënësit e shkollës së mesme  “Sezai Surroi” në Bujanoc, raporton Titulli.

BIPBM këtë manifestim ia kushtoi vetëm gjinisë femërore, ndërsa këtë organizim e përshëndeti edhe kryetarja e sektorit për Femra në këtë organizatë fetare, Zade Gjymshiti.

Rreth ardhjes së muajit të Ramazanit dhe rëndësisë së tij tek myslimanët ligjëroi Mevlane Fejzullahu.

Vlen theksuar se kohëve të fundit në Luginë të Preshevës janë organizuar manifestime të ndryshme nga organizatat me karakter fetarë./Titulli.com/

Beqiri kërkon ndryshimin e ligjit për përdorim zyrtarë të gjuhëve dhe shkrimeve
Bujanoc: Kontratë me vlerë mbi 7.9 milionë dinarë për shtrim të rrugëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration