Zekatul fitri

Nga RedaksiaI 02.07.2016 11:20

Ka shpëtuar ai që është pastruar” (A’la:14) Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe dyfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderojmë dhe e lavdërojmë dhe vetëm prej Tij dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve, shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahut.

Në këtë tekst neve do të mundohemi shkurtimisht të përmendim diçka rreth një “institucioni” tepër të njohur në islam e ai është zekatul fitri. Zekatul fitri është një lloj zekati i cili jepet në fund të muajit të Ramazanit kurse shpjegimin e tij do ta bëjmë në disa pika.

1 – Dispozita e tij:

 Sadekatul Fitri u bë i obligueshëm në vitin e dytë sipas Hixhretit dmth së bashku me agjërimin e ramazanit. Kjo është cekur në Kuran, në sunetin e qartë dhe me koncensus të të gjithë muslimanëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ka shpëtuar ai që është pastruar”.[1] Dmth ka pastruar shpirtin e vet me lëmoshë. Omer Ibn Abdul Azizi-Allahu e mëshiroftë, i urdhëronte njerëzit që të nxjerrin sadekatul fitrin dhe e lexonte këtë ajet. Ikrimeja thoshte: Kuptimi i këtij ajeti është për atë njeri i cili e nxjerr sadekatul fitrin para namazit të bajramit. Pra është obligim për çdo musliman i vogël e i madh, mashkull apo femër, i lirë apo rob kjo bazuar edhe në fjalën e Ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka bërë obligim sadakatul-fitrin në ramazan ,me masën një sa’a (2,4 kg përafërsisht) me hurma ose një sa’a me elb për çdo njeri qoftë i lirë apo rob, mashkull apo femër, i madh ose i vogël nga muslimanët.”

 2 – Urtësia e tij:

Prej urtësive të zekatul fitrit janë : 1. Pastrim i agjëruesit nga gjërat e kota që mund ta kenë shoqëruar gjatë agjërimit. 2. Ndihmë për të varfurit që atë ditë (ditën e bajramit) të mos ia shtrijnë dorën dikujt për të lypur. Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:” i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatulfitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë për ti udhqyer të varfurit.”

 3 – Kush e ka obligim zekatul fitrin?

 Obligohet me të çdo musliman i cili posedon një sa’a pasuri që i tepron veç nevojave ushqimore të tij dhe familjes së tij brenda një dite dhe një natë.

 4 – Masa e tij dhe llojet e ushqimeve valide:

Masa e zekatul fitrit është një sa’a ndërsa një sa’a është e barabartë me 4 emdad, një mud është i barabartë me dy grushta të mbushur plot me ushqim të njerëzve mesatërë. Kurse nga ushqimi jepet ai ushqim i cili është kryesorë apo bazë në atë vend qoftë ai: grurë, elb, hurma, oriz, rrush i thatë, misër ose qumësht i thatë. Bazuar në hadithin e Ebu Seid elHudriut-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë : ” Në kohën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e jepnim zekatul-fitrin për të madhin e të voglin, për robërit e të lirët një sa’a me ushqim ose me qumësht të thatë ose një sa’a me elb ose një sa’a grurë ose një sa’a me rrush të thatë.”[4] Ndërsa nga mendimet më të qëlluara dhe gjithëpërfshirëse të dijetarëve është ai i Ibn Kajjim el-Xheuziut-Allahu e mëshiroftë i cili thotë: E vërtëta e kësaj çështje është t`i ofrosh të varfërit atë që ia mbulon nevojën në ditën e bajramit me atë që janë të adaptuar banorët e atij vendi (me ushqimin e tyre). Duke u bazuar në fjalët e Muhamedit alejhi selam ku thotë:” Mbulojani kërkesat në ditën e bajramit.” Nuk ka dyshim se nëse mundet të ofrohet skamnorëve ushqimi i cekur në hadithet e pejgamberit aleji selam që janë nga ushqimet bazë në atë vend është më mirë, e nëse jo atëherë u ofrohet ajo që ua mbulon atyre kerkesat e tyre, pasi që qëllimi i gjithë kësaj është t`u plotësohet atyre një deshirë apo t`u arrihet një mirësi, siç thotë edhe i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Mirësi është ajo që e pushon (qetëson) shpirtin dhe e kënaq zemrën, kurse mëkat është ajo që e preokupon shpirtin dhe është e dyshuar në zemër.”

 5 – Kur obligohet te jepet zekatul-fitri dhe kur nxjeret?

 Zekatul-fitri bëhet obligim të jepet me perëndimin e diellit në natën e fitër Bajramit, ndërsa sa i përket kohës kemi kohë kur lejohet dhe koha kur është më e mirë të jepet. Sa i përket asaj se prej kur lejohet të jepet është një ose dy ditë para fitër Bajramit sepse kështu vepronte Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe të tjerë prej shokëve të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Ndërsa koha me e preferuar e dhënies së tij është të jepet pas perëndimit të diellit natën e fitër Bajramit deri pak para namazit të fitër Bajramit. Ibn Omeri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë:” Na ka urdhëruar i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ta japin zekatul-fitrin para se te dalin njerëzit për ta falur namazin (e Bajramit).” – Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri e jepte një ose dy ditë para ditës së fitër Bajramit. – Ndërsa në versionin tjetër Nafiu-Allahu e mëshiroftë thotë: Ibn Omeri ua jepte zekatul-fitrin atyre që e pranonin atë ,një apo dy ditë para ditës së fitër Bajramit.[5] Po ashtu fjala e Ibn Abasit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahutpaqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhe ushqim për të varfurit. Ai i cili e jep këtë sadaka para namazit të Bajramit i pranohet (si zekatul-fitër) ndërsa ai i cili e jep pas namazit të Bajramit i quhet vetëm sadaka.”[6] Thotë Ibn Kajjimi-Allahu e mëshiroft: Nga këto hadithe kuptojmë që nuk lejohet të nxirret sadekatul fitri pas namazit të bajramit. Kurse Ibn Tejmije-Allahu e mëshiroftë thotë: Nëse vonohet sadakatul fitri pas namazit të bajramit personi obligohet ta paguaj atë edhe më vonë dhe asesi nuk lirohet nga ky obligim me kalimin e kohës. Madje tjerë nga dijetarët kanë thënë: Fukahatë janë dakorduar që sadekatul fitri nuk i falet atij që e vonon dhe se ajo ngel borxh deri sa ta lanë atë borxh, njëherit edhe vonesa është haram dhe se vonuesi ka bërë një haram nëse e ka vonuar me pa arsye të pranuar.

 6 – Kujt i jepet zekatul-fitri?

Dhënia e zekatul-fitri është pothuaj e ngjajshme me zekatin në përgjithësi. D.m.th. u jepet tetë grupeve të përmendura në fjalën e Allahut:” Allahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe,(luftëtarëve) në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”[7] Ndërsa fukaratë dhe miskinat kanë më shumë përparësi, bazuar në hadithin që e transmeton Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë:” i Dërguari i Allahutpaqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e bëri obligim zekatul-fitrin, pastrim të agjëruesit nga fjalët e kota dhë ushqim për ti udhqyer të varfurit.”[8] E lusim Allahun të na jap dije të saktë mbi dipozitat e fesë tonë, të na bëj nga bujarët dhe bamirësit e këtij muaji e të na I pranoj veprat tona pasi që vetë Allahu thotë në Kuran: “Te Ai ngritet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon ato.”[9] Dhe lutja e fundit e jona është: Falemenderimi I takon Allahut Zotit të Botrave.

Nga RedaksiaI 02.07.2016 11:20
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.