Sadakaja e Fitrit është pastrim për agjëruesin

Nga RedaksiaI 02.07.2016 11:05

Artikujt më të lexuar

Artikujt e ngjashëm

Shejh Ibën Salih el Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë:

1. Dispozita e sadakatul fitrit:
Sadakatul fitri është obligim (farz) të cilin e obligoi pejgamberi (alejhi selam) në fundin e Ramazanit, para Bajramit të Fitrit.
Transmetohet nga Abdullah Ibën Omeri, Allahu qoftë i këmaqur me ta, se ka thënë; “E ka obliguar Pejgamberi, alejhi selam, sadakatul fitrin prej ramazanit për çdo musliman rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël prej muslimanëve.” (Mutefekun alejhi).

2. Sasia e sadakatul fitrit:
Sasia e dhënies së tij:
Sa’a (përafërsisht 2400gram) prej ushqimeve të mira.

3. Llojet e sadakatul fitrit:
Nxjerrja e Sadekatul fitrit 2400 gram nga llojet e ushqimeve të bijve të Ademit alejhi selam.

Siç janë:
Hurmet, Elbi, Gruri dhe të ngjashme me to prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim.
Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: orizi, mielli i grurit dhe të ngjashme me to, (sasia e tyre 2400gram afërsisht).

4. Nxjerrja e sadakatul Fitrit:
Nuk lejohet nxjerrja e sadekatul fitrit në para, blerje rrobash, etj, pasi një gjë e tillë është në kundërshtim me veprimin e pejgamberit (alejhi selam). Pejgamberi (alejhi selam) urdhêroi nxjerrjen e sadakatul fitrit në ushqim, e jo para apo gjëra të tjera.

I Dërguari i Allahu (alejhi selam), thotë: “Kush vepron një vepër e cila nuk është simbas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar (nuk pranohet).”  (Muslimi : 1718, 18).

5. Koha e nxjerrjes së sadekatul fitrit:
Sadekatul fitrit mundet të nxirret në ditën e Bajramit, një ditë ose dy ditë para Bajramit.
Nuk llogaritet sadakatul fitêr nëse nxirret pas faljes së namazit të Bajramit.

E themi këtë duke u bazuar në hadithin të cilin e transmeton Ibën Abasi, radijAllahu anhuma, se ka thënë: “E ka bere obligim i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, zekatin e Fitrit, që të jetë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të ndyra, dhe të jetë ushqim për të varfërit. Kush e jep atë para namazit [të bajramit], ai është zekat i pranuar, kurse kush e jep pas namazit, ajo është lëmoshë e 
rëndomtë.”  [Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe, ndërsa e saktësoi Shejh Albani]

Allahu e dinë më së miri, përshëndetjet tona qofshin mbi Muhamedin alejhi selam,familjen dhe shokët e tij.

Nga RedaksiaI 02.07.2016 11:05
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.