Si e kërkon muslimani natën e Kadrit

Nga RedaksiaI 02.07.2016 10:57

Kjo natë është nata më e bekuar. Personi që e humb atë, vërtetë ka humbur një të mirë të madhe, e nuk ka mundësi ta humb atë , veçse i ndaluari prej saj. Për këtë shkak, kërkohet nga muslimani i cili përpiqet t’i bindet Allahut, që t’a kalojë atë në adhurim dhe kërkim të shpërblimit të madh të saj. Nëse ai e bën këtë, atij i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kushdo që falet në Natën e Kadrit, me besim dhe duke kërkuar shpërblimin, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi)

Po ashtu, në këtë natë duhet të shtohen lutjet. Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) transmeton se e ka pyetur Profetin (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “O i Dërguari i Allahut! Sikur unë ta dija se cila është Nata e Kadrit, si të lutesha në të?” Ai i tha: “Thuaj: “Allahume inneke afuun tuhibbul afua fe afu ani” – O Allah! Ti je Falës dhe e do Faljen, pra më fal mua!”(Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe)

Vëlla, Allahu të dhëntë të mira dhe të mundësoftë në bindjen ndaj Tij, e mësove tani se çfarë nate është kjo natë, kështu që ngjalle atë me adhurim dhe largim nga gruaja (nga marrëdhëniet intime) dhe urdhëro familjen tënde për këtë. Shtoji adhurimet në të.

Aishja  (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) thotë: “Kur fillonin të dhjeta (e fundit të Ramazanit), Pejgamberi (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) e shtrëngonte rrobën e tij (pra, largohej nga gratë e tij), e kalonte tërë natën zgjuar(në adhurim) dhe e zgjonte familjen e tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Agjërimi i Muhamedit (alejhi selam) në Ramazan”

Nga RedaksiaI 02.07.2016 10:57
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.