Për ç’ka na Krijoi Allahu?!

Nga RedaksiaI 02.07.2016 10:51

Për ç‘ka na Krijoi Allahu?! dhe Devijimi i njerëzve

Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat me qëllim që ta adhurojnë e t’i binden vetëm Atij dhe ua bëri të përshtatshme jetesën, duke u dhënë çdo gjë që u nevojitet për egzistencën e tyre. Allahu i Madheruar thotë: “Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveçse që të më adhurojnë (vetëm) Mua. Unë nuk kërkoj prej tyre asnjë furnizim e as dua që të më ushqejnë. Metë vërtetë Allahu është Furnizuesi Fuqiplot. “{Dharijat:56-58}

Nëse një foshnjë do të lihej e lirë në pastërtinë e saj natyrale e nuk do të ndikohej, me kalimin e kohës, nga mendimet dhe idetë e askujt, atëherë ajo do ta pranonte dhe pohonte ekzistencën e Allahut si diçka më se të natyrshme, e cila nuk ka nevojë për diskutim dhe në të njëjtën kohë do ta adhuronte Allahun pa i bërë shirk(ortak) e duke iu bindur me përulje urdhërave të Tij. Por janë shejtanët, prej njerëzve dhe xhindëve, ata që e largojnë atë nga rruga drejtë. Pa ndërhyrjen e tyre foshnja, kur të rritej, do ta plotësonte Teuhidin e vërtetë (Njësimin, vecimin e Allahut në adhurim, krijim dhe në emrat dhe cilësit e Tij të përkryera) ashtu siç duhet(do adhuronte vetëm Zotin Krijuesin e Gjithësis dhe askënd tjetër pos Tij), sepse ai është rrënjosur thellë në natyrën e çdo njeriu, ndërsa shirku(idhujtaria, politeizmi dhe bestytnit) është si ai mishi i huaj, i cili megjithëse në dukje duket sikur është pjesë e pandarë e trupit, në të vërtetë është diçka e huaj, të cilën trupi nuk mund ta pranojë. Allahu i Madhëruar thotë:“Ktheje fytyën tënde nga feja e vërtetë (duke adhuruar vetëm Allahun). (Kjo është) feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit.

S’ka dyshim se krijimi i Allahut nuk mund të ndryshohet.”{Rrum:30}  Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë:“Të gjithë njerëzit lindin në natyrën e tyre të pastër (e cila përputhet me fenë islame), por janë prindërit e tij ata që e shëdërrojnë atë në besim tjetër.” {Trans. Buhariu dhe Muslimi}Pra njerëzit në thelb janë të predispozuar që ta njohin e ta pranojnë Teuhidin(Njëhësimin e Allahut) falë natyrës me të cilën i ka krijuar Allahu.Pas krijimit të babait të njerëzimit, Ademit, pasardhësit e tij, për shumë breza me rradhë, iu përmbajtën Njësimit(duke adhuruar vetëm Allahun) të vërtetë pa e njohur idhujtarinë. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë:“Njerëzit i përkisnin një feje të vetme, dhe (kur u larguan nga rruga e drejtë) Allahu dërgoi Profetët për të përgëzuar (besimtarët) e për t’u tërhequr vërejtjen (jobesimtarëve).” {Bekare:213}

Për herë të parë, shirku(idhujtaria) dhe devijimi nga Besimi i vërtetë u shfaqën tek populli i Nuhut, i cili konsiderohet si profeti i parë i dërguar nga Allahu në tokë. Allahu i Madhëruar, duke iu drejtuar Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të). thotë:“Ne të shpallëm ty (Kuranin) ashtu siç i shpallëm më parë Nuhut dhe profetëve pas tij.”(Nisa:163)

Ibn Abasi, djali i xhaxhait të Profëtit, ka thënë:”Gjatë periudhës kohore ndërmjet Ademit dhe Nuhut, d.m.th. për dhjetë breza me rradhë, njerëzit ndoqën fenë e vërtetë, Islamin.” Një nga argumentet që mbështesin thënien e Ibn Abasit është dhe ajeti i mëposhtëm:“Njerëzit nuk i përkisnin përveçse një feje të vetme, por(me kalimin e kohës) ata u përçanë, ndaj dhe Allahu u dërgoi profetët.”(Junus:19)

Pra shkaku i dërgimit të profetëve ishte largimi i njerëzve nga feja e Allahut.Edhe arabët, për një kohë të gjatë, iu përmbajtën fesë së Ibrahimit(d.m.th. adhurimi i një Zoti të vetëm, Ibrahimi kishte dy djem; i pari ishte Ismaili prej të cilit rrjedhin arabët, ndërsa i dyti ishte Is’haku prej të cilit rrjedhin çifutët. Feja e Ibrahimit nuk ishte gjë tjetër veçse esenca e Islamit), derisa një person, emri i të cilit ishte Amru Ibn Luha, solli për herë të parë në Gadishullin Arabik disa idhuj prej druri dhe guri, të cilat ua shpërndau disa prej fiseve më kryesore arabe. Me kalimin e kohës idhujtaria u përhap në të gjithë Gadishullin Arabik dhe arabët filluan të adhuronin idhujt e të flijonin për nder të tyre, derisa Allahu, me Mirësinë e Tij, dërgoi Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të), i cili pas njëzetë e tre vjet përpjekjesh e sakrificash arriti të hiqte nga themelet idhujtarinë e të rikthente përsëri Besimin e pastër në zemrat e njerëzve. Më pas, gjeneratat e para të muslimanëve arritën t’i përmbaheshin rrugës së Profetit (paqja qoftë mbi të).

Me kalimin e kohës, si pasojë e përhapjes së injorancës dhe ndikimit negativ të kulturave dhe feve të popujve të tjerë, format e ndryshme të idhujtarisë filluan të shfaqen në vende të ndryshme të Botës Islame, veçse kësaj rradhe jo me emrat e tyre origjinalë, por nën maskën e lloj-lloj emrave e rrymave të ndryshme.Kështu, me pretekstin e dashurisë për njerëzit e devotshëm, në shumë vende filloi të përhapej dukuria e adhurimit të varreve, por tanimë lutjet dhe flijimet që bëheshin tek këto varre, filluan të mos konsiderohen më, si adhurim i këtyre njerëzve, por thjesht si kërkim i ndërmjetësimit të tyre, duke harruar se edhe idhujtarët e kohës së Profetit (paqja qoftë mbi të), kur u pyetën se përse i adhuronin idhujt e tyre, u përgjigjën:“Ne nuk i adhurojmë ata, përveçse që të na afrojnë te Allahu.” {Zumer:3}

Duhet të theksojmë se pjesa dërmuese e atyre që i bëjnë shok Allahut, si në kohët e vjetra, ashtu dhe në kohën e sotme, besojnë dhe pohojnë se Allahu është Krijuesi, Zotëruesi dhe Furnizuesi i çdo gjëje që egziston, ndaj dhe shirku i tyre nuk qëndron tek besimi i egzistencës së krijuesve të tjerë përveç Allahut, por tek shoqërimi që i bëjnë ata Allahut në adhurim(Si: duke ju lutur, duke bërë kurbani, duke ju frikësuar, duke shpresuar..etj, tek dikush tjetër pos Allahut), (Me fjalë të tjera dedikimi i adhurimit (lutjes, shpresimit ..etj), dikujt tjetër pos Allahut konsiderohet shirk(idhujtari). (Nëse i luten Zotit dhe dikujt tjetri kanë bërë shirk sepse e kanë krahasuar Krijuesin e gjithësisë me dikënd tjetër, ndërsa askush nuk është si Ai apo i barabartë me Të).

Allahu i Madhëruar thotë:“Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun përveçse duke i shoqëruar Atij zota të tjerë” {Jusuf:106}

Nëse hedhim një vështrim në historinë njerëzore, shohim se individët, grupet apo rrymat që mohojnë ekzistencën e Allahut janë të paktë, po të krahasohen me pjesën tjetër të njerëzve që pranojnë egzistencën e Tij.

Në përgjithësi, shkaku i mohimit të këtyre njerëzve është mendjemadhësia, pasi çdo njeri thellë në zemrën e tij e di dhe e ndjen që egziston një Krijues Inteligjent që ka krijuar çdo krijesë, sepse logjika e shëndoshë nuk pranon egzistencën e një krijese pa Krijuesin e saj. Nga ana tjetër, përsosmëria dhe preçizioni i organizimit dhe sistemimit të universit, duke filluar që nga sistemet supergjigande të galaktikave e deri në sistemet mikroskopike të atomeve janë një provë e pakundërshtueshme që provon egzistencën e një Fuqie Inteligjente të Plotfuqishme, e cila është Allahu i Madhëruar.

Pyetje:
1- Cili është shkaku i krijimit të njerëzimit dhe cili është argumenti për këtë gjë?

2- Kur u shfaq shirku për herë të parë ne tokë? Nga e dimë këtë gjë?

3- Si u përhap idhujtaria në Gadishullin Arabik?

4- “Shirku i shumicës së njerëzve qëndron në faktin se ata besojnë se egzistojnë krijues të tjerë përveç Allahut”. A është e saktë thënia e mësipërme dhe pse?

Nga RedaksiaI 02.07.2016 10:51
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.