Bektashi: Fondi Humanitar ka investuar 1 milion e 150 mijë franga në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë (video)

Nga Redaksia 13.05.2016 09:54

Aktivitetet humanitare për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë shtuar në masë të konsiderueshme nga vendorët por edhe nga diaspora shqiptare e këtij rajoni.

Fondi Humanitarë për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me seli në Cyrih të Zvicrës ka nisur një aksion vite më parë për ndërtimin e 100 shtëpive për familjet shqiptare në nevojë që jetojnë në këto komuna.

Ahmet Bektashi, që morri drejtimin e kësaj organizate nga prilli i këtij viti në një intervistë për Portalin Informativ Titulli.com ka thënë se deri më tani kanë ndërtuar 52 shtëpi,  projekt që ka vlerën prej 1. 150 mijë franga mjete nga diaspora dhe vullnetarët që jetojnë këtu.

“Kërkesat e popullatës janë për ndërtimin e 250 shtëpive, ndërsa lidhur me investimet janë më se i kënaqur me vendorët por nuk mundë të anashkalojmë edhe diasporën  Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, Blegjikës”, theksoi për Titulli.com Ahmet Bektashi.

Ai ka thënë se organizata që ai drejton ka planet  e veta për të ardhmen mirëpo njëherë është përkushtuar për përfundimin e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive dhe ka falënderuar të gjithë përkrahësit që sipas tij kanë treguar humanizëm të madh.

Bektashi ka folur edhe për shumë çështje tjera me interes për qytetarët e këtij rajoni për më tepër shikoni video intervistën: 

Nga Redaksia 13.05.2016 09:54
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.